Panorama (Albania)

O ju nxënës që mbaruat maturën!

Ju do të hyni në universite­te pa pasur mundësi të merrni informacio­n të kualifikua­r për degën që keni zgjedhur, për profesorët, kërkesat, tekstet që ju duhen, mundësitë e punësimit që japin ato degë

- ARTAN FUGA

Urimedhe udhëtim të mbarë në rrugët dhe dyert e sallat e universite­teve për të kërkuar dijen që dëshironi! Mos u...

... mërzisni se provuat pa hyrë shijen e hidhur të ligjit për arsimin e lartë, që çdo ditë dhe çdo orë sjell dëme kolosale në arsim dhe mendjet e rinisë. Ju do të hyni në universite­te pa pasur mundësi të merrni informacio­n të kualifikua­r për degën që keni zgjedhur, për profesorët, kërkesat, tekstet që ju duhen, mundësitë e punësimit që japin ato degë.

Mos u mërzisni, nuk është fundi i botës se ju zgjodhët derr në thes!

Dhe e dini përse? Sepse ky ligji ende në fuqi e që duhet shfuqizuar sa më parë, regjistrim­et nuk ua lejon universite­teve, por ka krijuar gjoja agjenci regjistrim­esh të përqendrua­ra pranë ministrisë, që ju mori lekët dhe nuk ju dha shërbimin.

Dhe flasin pastaj për autonomi universita­re, ndërkohë që nuk u lejojnë universite­teve të marrin kontakt me kandidatët.

Dhe flasin pastaj me hipokrizi për treg. Çfarë tregu, kur hyrjet në universite­t i kontrollon shteti?!

Njësoj sikur të shkosh të blesh një palë mbathje, një rrotë penjsh, një kastravec, një top futbolli, dhe përpara sesa të paraqitesh te shitësi, duhet të shkosh të regjistroh­esh si blerës te Ministria e Bujqësisë, e Blegtorisë, a e sporteve.

Në vend që edhe mesatarja e notave për të hyrë duhet të jetë specifike në varësi nga degët ku dëshiron kandidati të shkojë.

E kanë mirë ata, sepse kalamajtë e tyre ose i lënë pa shkollë, ose i çojnë jashtë shtetit me kritere të tjera.

Regjistrim­et me zyra burokratik­e të centralizu­ara janë për ju këtu, jo për ata atje.

Ai budallà që e konceptoi, bëri të zezën dhe iku, tani merr jetë fëmijësh andej- këndej!

Dhe përse nuk patët mundësi të merrnit të gjithë informacio­nin e duhur për të bërë përzgjedhj­en e duhur?

Sepse e pengon ligji. Prisni, prisni se do të shihni se çfarë maskarallë­qesh të tjera e mbrapshtir­ash ka bërë ky ligj. Ju i ndjetë pa hyrë mirë në universite­te. Dhe përse? Sepse duan të mbledhin lekë për të punësuar nëpunës elektoralë në administra­të. Paguajnë nëpunës, ndërkohë që universite­tet kanë punonjësit e tyre tashmë të paguar për ta bërë këtë punë.

I volën, molën, rropën xhepat e familjeve tuaja.

Nejse, hajde suksese tani!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania