Panorama (Albania)

Baristi më i famshëm në botë në “KOI Cocktail Bar”

Inaugurohe­t bari i veçantë në Shqipëri, i specializu­ar për kokteje unike

-

Shishet me alcool janë “mikeshat e zemrës”, që Alexander Shtifanov mban në ajër netëve, sepse ai është baristi më i famshëm në botë për magjinë që demonstron në banak. Ky djalë rus është shumë artist në kombinimet e koktejeve që përgatit, aq sa e gjithë bota ka etje për një gotë speciale nga fantazia e tij. Prestigjia­tori i lojës me shishe, mbrëmjen e 20 gushtit dha spektaklin e parë në Shqipëri, si i ftuari ideal për hapjen e barit më të veçantë në Durrës, “KOI Cocktail Bar”, i specializu­ar për kokteje unike. Të pranishmit në festën e inaugurimi­t kishin fatin të provonin kombinimet e baristit në majën e suksesit botëror, dhe të filmonin me aparate celularë lëvizjet e tij të shpejta. “Kjo është hera ime e parë që shkel në Shqipëri dhe ndihem i lumtur. Jam barist, dhe e dashuroj profesioni­n tim. Por, fakti që jam gjithë kohës në udhëtim nga një shtet në tjetrin më bën të mbetem te dashuria ime e parë dhe e fundit: puna e ime. Besoj më kuptoni sa të vështirë e kam të mbaj një lidhje dashurie stabël, kaq shumë sa udhëtoj”, tha Alexander për gazetën “Panorama”. I ftuari special ishte i duhuri për hapjen e këtij bari pranë bregdetit të Durrësit, ku gotat me shumëllojs­hmëri shijesh nga më të veçantat do të jenë specialite­ti i “Koi Mixology”. Shtifanov, i cili kryeson toplistën e baristëve profesioni­stë ndërkombët­arë, dha show- n e tij në qytetin bregdetar pasi ka shkelur në mbi 30 vende të botës. Ai tregoi aftësitë e paimagjinu­eshme në performanc­a disaminutë­she, duke kërcyer nga një banak në tjetrin me lëvizjet e një akrobati, që dërgonte lëngjet me radhë te klientët e mahnitur, pasi u kishte fluturuar më parë përreth kokës.

Magjia e barit që qëndron mbi akuariumin e peshqve japonezë

Koi është frymëzim i veçantë në llojin e tij. Sa hyn në ambientin e brendshëm, bie në sy akuariumi i veçantë në pjesën e dyshemesë, ku ti shkel dhe ulesh mbi një minibotë nënujore, të populluar nga peshqit “Koi”. Janë ndër peshqit më të veçantë, jo vetëm për bukurinë e tyre, por mbi të gjitha për atë që simbolizoj­në në kulturën japoneze, dhe pse jo tashmë simbol dhe përfaqësue­s të këtij bari në Durrës, duke e bërë sa më tërheqës nëse e zgjedh të shijosh një gotë me miqtë. “Në momentin që mendon të marrësh iniciativë­n për të hapur një biznes, duhet të mendosh si ta bësh atë të jetë ndryshe nga të tjerët, pra për të qenë unik. Unë mund të them se nuk kërkova thjesht luksin në këtë bar, por veçantinë e të qenurit 1, një vend që inspiron fantazi, kënaqësi, mendime e ndjesi pozitive te njerëzit që do të vijnë të shijojnë një gotë këtu”, u shpreh administra­tori i “Koi”.

Luksi që mund ta prekin të gjithë

E keni imagjinuar veten të rrethuar nga freskia që sjell deti dhe magjia që krijon mbretëria e peshqve? “Koi mixology bar” është pikërisht kjo ndjesi kaq e bukur, ky frymëzim për të krijuar diçka speciale edhe në Shqipëri. Po pse në Durrës? Ideatori dhe pronari është një djalë durrsak, i cili zgjodhi vendlindje­n e tij të dashur për të investuar, pasi ky qytet bregdetar mbi çdo qytet tjetër meriton një bar të tillë, sipas tij. E nëse do t’ju duhet të kërkoni një vend të botës në elementet e barit ku dominojnë e bardha dhe bluja, do të jetë e vështirë, pasi aty do të gjeni grimca nga e gjithë bota. Detajet më të bukura të çdo shteti, kanë shërbyer si frymëzim për të sjellë këtë risi në Shqipëri me një projekt kaq unik, i paparë askund. Ndoshta shumë persona, kur shohin “Koi mixology”, në pamje të parë, të dominuar nga elementet plot shije dhe luks, krijojnë idenë e një bari me çmime të larta. Por jo, ky bar është krijuar për kënaqësinë e të gjithëve. Çmimet do të jenë nga më konkurrues­et në treg, e që i japin mundësinë kujtdo të shijojë atë çfarë “Koi” ofron.

Koktejet “Koi”, miksologji­a e shijeve ekstreme

Miksologji­a e koktejeve është specialite­ti i këtij bari. Kokteje alkoolikë dhe analkoolik­ë, të përshtatur për çdo orar të ditës dhe sipas çdo shijeje, duke filluar me aperitivë dhe në vijim me kokteje pas darke, shoqërues për një mbrëmje të këndshme. Kumbari i këtij bari, Alexander Shtifanov, tregoi për “Panoramën” se “ky bar me këtë emër special, normalisht meriton të ketë dhe koktejin simbolizue­s më të veçantë përkatës, dhe pikërisht kokteji ‘ Koi’ mbetet për t’u zbuluar. Unë ju inspiroj vetëm pak, duke treguar se baza do të jetë shampanjë. Vazhdimin mos e fantazoni, por ejani e zbulojeni në Koi Lounge!”. E në momentin që shohin një lounge të tillë, me ngjyra dhe muzikë, mendon se mund të jetë vendi i duhur vetëm për të rinjtë. Por për ata që do ta provojnë, do ndiejnë se ky bar është për çdo person që ndihet i ri brenda vetes, për çdo njeri që vlerëson të bukurën dhe kënaqësinë, për këdo që pëlqen të argëtohet nën tingujt e muzikës dhe mrekullisë së koktejeve unike. Mjafton të hysh brenda barit, dhe çdo gjë që njerëzit adhurojnë në jetën e tyre e gjejnë aty, ndërsa janë të ulur mbi ujëra dhe peshq shumëngjyr­ësh që e përshkrojn­ë atë, shoqëruar me një koktej të veçantë, që do të ishte idealja për këdo. Më shumë se sa të zbulojmë misterin që ky bar ka duke të tërhequr pranë vetes, është më mirë të vizitoni “Koi” dhe ta provoni vetë magjinë e tij! E veçanta dhe e reja duhet provuar. “Koi” është bar ndryshe.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania