Panorama (Albania)

PS: Basha tentoi t’i marrë dibranët për budallenj

-

Partia socialiste akuzoi dje liderin e opozitës, Lulzim Basha, se kërkon t’i marrë për budallenj dibranët me deklaratat që bëri gjatë mitingut elektoral në Dibër. Menjëherë pas mitingut të PD- së, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Partia Socialiste shprehet se dibranët arritën të bëjnë dallimin mes dy mitingjeve në të njëjtën sallë. “Sot komuniteti dibran pati mundësinë të bënte dallimin mes takimit dinjitoz të koalicioni­t qeverisës për prezantimi­n e Muharrem Ramës dhe mitingut me ulërima të Partisë Demokratik­e për prezantimi­n e Sherefedin Shehut. Në të njëjtën sallë, shumica qeverisëse foli për çka është bërë dhe do të bëhet për Dibrën, duke nxjerrë në pah vlerat e një qytetari të nderuar si Muharrem Rama, ndërsa Partia Demokratik­e shau, shpifi, iku pasi ngriti në qiell një kandidat të ardhur me telekomand­ë nga Shqupi në Dibër, pasi ka vënë në zotërim gjatë jetës së tij në Tiranë plot 5 apartament­e”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste. Deklaratat e kreut të PDsë i cilësoi gënjeshtra dhe demagogji. “Lulëzim Basha ulëriti gjatë për të gjitha të zezat, duke shprehur bindjen se dibranët nuk janë budallenj që të gënjehen me llafe dhe natyrshëm lind pyetja: Ku mendon Lulëzim Basha se do t’i gjejë aq shumë dibranë jobudallen­j që gënjehen nga llafet e tij?! Ku do t’i gjejë Lulëzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se Partia Demokratik­e e la gati Rrugën e Arbrit?! Ku do t’i gjejë Lulëzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se varfërinë, papunësinë, rrënimin shumëvjeça­r në Dibër e solli Edi Rama për tre vjet?! Po aq shumë dibranë që të besojnë se plagët e vjetra të Dibrës do t’i shërojë Partia Demokratik­e me Sherefedin­in, ku do t’i gjejë Lulëzim Basha?!”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania