Panorama (Albania)

Mustafaj: Qeveria po zbraz Shqipërinë nga rinia përmes dëshpërimi­t e korrupsion­it

“Po më kujtoni vitin 1990, kjo qeveri kërkon një Shqipëri me pleq të nënshtruar, nuk mund ta pranojmë më këtë gjë”

- FATION BINJAKU

Ish- ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, deklaroi dje se qeveria ka vrarë shpresën te të rinjtë dhe nëpërmjet mashtrimit po i largon ata nga vendi, duke mbajtur në Shqipëri vetëm pleq të nënshtruar.

Mustafaj këto deklarata i bëri gjatë mitingut në Dibër, ku u prezantua kandidati i Partisë Demokratik­e për Bashkinë, Sherefedin Shehu. Mustafaj, i cili për herë të parë pas largimit nga Partia Demokratik­e mori pjesë në një tubim elektoral, deklaroi para qytetarëve të Dibrës se po rikthehet shpresa, ashtu si në dhjetor të vitit 1990. Ish- ministri i Jashtëm u shpreh se rinia nuk mund të pajtohet me dëshpërimi­n dhe korrupsion­in qeveritar, ndaj duhet të vendosë me votë. “Ju po më kujtoni vitin 1990. Në këtë ditë të bekuar shoh në fytyrat tuaja kthimin e shpresës, ashtu si në dhjetor 1990. Ky është heroizmi më i ri i popullit dibran. U shpërndaft­ë kjo erë e mirë në të gjithë Shqipërinë. Në këtë lumë njerëzor që ka vërshuar sot këtu, shoh që shumica janë të rinj, janë lulja e djelmnisë dibrane. Këta djem dhe vajza janë, pa asnjë dyshim, burimi i mrekullues­hëm i lindjes së shpresës. Ata nuk mund të pajtohen me dëshpërimi­n, rinia juaj nuk mund të pajtohet me dëshpërimi­n dhe dëshpërimi­n e sjell korrupsion­i, frika dhe mashtrimi qeveritar. Rinia nuk mund të pajtohet me këtë mashtrim, sepse përmes këtij mashtrimi, përmes këtij dëshpërimi, kjo qeveri kërkon ta zbrazë Shqipërinë nga rinia dhe do që të ketë një Shqipëri me pleq të nënshtruar dhe nuk mund ta pranojë këtë gjë”, tha Mustafaj.

KANDIDATI Duke folur për kandidatin, ish- deputeti i PD- së, Besnik Mustafaj, theksoi se Sherefedin Shehu është një burrë i mirë, dhe nuk është peng i krimit dhe korrupsion­it. “Dua të besoj se Dibra i ka të gjitha cilësitë për ta ngjallur shpresën e të gjithë shqiptarëv­e me shembullin e saj. Përveç traditës, ka edhe njeriun tek i cili duhet të besojë pa asnjë ngur- rim. Ky është Sherefedin Shehu. Është burrë i mirë në kuptimin që ju në Dibër i jepni kësaj fjale. Është burrë i mirë, sepse nuk është peng as i krimit, as i korrupsion­it, siç janë shumica e të tjerëve. Është një punëtor i palodhur, sepse beson se burim i të gjitha të mirave është puna. Dibrës i duhet një burrë i tillë me këto cilësi. Dua me këtë rast t’u drejtohem në mënyrë të posaçme prindërve: besojini rinisë, ndiqeni rininë. Ajo do të mundet ta vrasë frikën, ajo do të mundet ta çojë përpara këtë mrekulli që ka filluar”, tha Mustafaj.

 ??  ?? BASHA ME KANDIDATIN E PD NE DIBER, SHEREFEDIN SHEHU
BASHA ME KANDIDATIN E PD NE DIBER, SHEREFEDIN SHEHU
 ??  ?? Besnik Mustafaj dje në Dibër
Besnik Mustafaj dje në Dibër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania