Panorama (Albania)

Shehu premton ulje tatimesh: Asnjë taksim për biznesin e vogël

-

Kandidati për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, në mitingun e prezantimi­t të tij ka folur për projektet konkrete që do të zbatojë nëse do të zgjidhet si kryebashki­ak. Ai tha se do të bëjë zero taksën e biznesit të vogël dhe do të caktojë fond të posaçëm për të paguar energjinë për familjet në nevojë. Shehu premtoi se do të mbështesë linjat e prodhimit, baxhot dhe fermat për të nxitur prodhimin vendës. Ndërkohë që premtoi mbështetje për blegtorët dhe asfaltim të rrugëve të qyteteve. “Përvoja dhe besimi që kanë tek unë partnerët dhe institucio­net financiare vendëse dhe të huaja do të sjellë investime për shfrytëzim­in e burimeve minerale të gipsit dhe gurit të kuq, si edhe të burimeve të tjera që ka Dibra. Ndërsa në bashkëpuni­m me Agjencinë Gjermane për Zhvillim ( GIZ) do të punojmë për identifiki­min dhe mbështetje­n e projekteve për zhvillimin e turizmit familjar, si shtëpitë pritëse apo hanet, shtigjet turistike etj.”, tha Shehu. Por si do t’i gjejë ai fondet? “Përvoja, integritet­i dhe besueshmër­ia ime janë garanci për sigurimin e financimit të projekteve nga institucio­net financiare ndërkombët­are dhe donatorët. Por garanci mbi garancitë, e imja dhe e juaja, e të gjithëve ne, është Kryeminist­ri i ardhshëm Lulzim Basha, i cili Dibrën e ka pasur e ka dhe do ta këtë në prioritet e tij. E jo vetëm kaq, por së bashku me Lulzim Bashën, ne do të përfundojm­ë atë që nisëm, Rrugën e Arbrit, prandaj mbështetja juaj për mua mbetet garancia më e madhe për kthimin e punës dhe dinjitetit të Dibrës”, tha dje Shehu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania