Panorama (Albania)

Paloka: Rama s’e ka ndihmuar kurrë Dibrën, hedh miliona për oligarkët

-

Kryetari i Grupit të PD- së, Edi Paloka, u shpreh dje gjatë prezantimi­t të kandidatit të Dibrës se Sherefedin Shehu dhe Lulzim Basha kryeminist­ër do ta bëjnë Dibrën dhe Shqipërinë si gjithë Europa. Duke komentuar deklaratat e Kryeminist­rit Rama se do mbështesë vetëm projektet e kandidatit të PS- së, Paloka theksoi se dhe ish- kryebashki­aku i shkarkuar ishte i së majtës, por ai nuk mori asnjë investim. “Dëgjova ministrin e gjobave të energjisë të deklaronte se nëse fiton kandidati i djathtë, Rama nuk do ta ndihmojë. Po pse, kur e ka ndihmuar Edi Rama Dibrën?! E pra, kryetari i bashkisë i rilindjes ishte, por një qindarkë nuk i dha Edi Rama për Dibrën. Me paturpësin­ë, që vetëm një si ai mund të këtë, erdhi këtu dhe tha: Nuk e kemi lënë pas dore Rrugën e Arbrit. Kemi tre vjet që negociojmë me kinezët. Tallje në fakt, kanë lënë pas dorë jo vetëm Rrugën e Arbrit, por Dibrën dhe të gjithë Shqipërinë. Një metër rrugë nuk e shtoi në Rrugën e Arbrit. Një qindarkë nuk dha për Dibrën. Tani para zgjedhjeve po hedh milionat. Por jo për Dibrën e dibranët, por për oligarkët me të cilët ndan paratë e grabitura”, tha Paloka. Kreu i Grupit të PD- së theksoi se qytetarët në mbarë Shqipërinë janë katandisur për bukën e gojës, ndaj dibranët dhe pas shqiptarët duhet ta rrëzojnë Edi Ramën. “Po atyre që i kanë grabitur e çuar drejt mjerimit, drejt luftës për bukën e gojës, ndaj dibranët më 11 shtator do të rrëzojnë Ramën në Dibër dhe shqiptarët shumë shpejt do të rrëzojnë Ramën në të gjithë Shqipërinë. E pas kësaj, me Sherefedin Shehun kryetar bashkie dhe me Lulzim Bashën kryeminist­ër do të mbarojmë jo vetëm Rrugën e Arbrit, por do të bëjmë që ëndrra të kthehet në realitet, do të punojmë për ta bërë Shqipërinë ashtu siç e kërkojmë që nga dhjetori ‘ 90, si gjithë Europa”, tha Paloka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania