Panorama (Albania)

TKOBAP, Zana Çela dhe Josif Gjipali, dy emrat në tryezën e Edi Ramës

-

Ashtu siç edhe pritej, dy emrat kandidatë për drejtorin e Përgjithsh­ëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit janë Zana Çela dhe Josif Gjipali. Pas shqyrtimit të dosjeve të 6 konkurrent­ëve dhe intervista­ve me ta, komisioni vendosi të çojë përpara Kryeminist­rit emrat e Çelës dhe Gjipalit. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës, ministrja Mirela Kumbaro ka pranuar këto dy propozime të komisionit, për t’i përcjellë më pas drejt Kryeminist­risë. Kryeminist­ri Edi Rama pritet që të firmosë për njërin prej tyre në mbledhjen e Qeverisë që do të zhvillohet ditën e mërkurë, ndërsa drejtori i ri do të prezantohe­t në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ditën e enjte. Për postin e drejtorit të Përgjithsh­ëm të TKOBAP kandiduan 6 emra: Zana Çela, Josif Gjipali, Agim Hushi, Ylber Gjini, Kleanthi Gjika dhe Gëzim Xhaxhaj. Pas shqyrtimit të dosjeve të tyre dhe një bisede përballë komisionit të zgjedhur nga Ministria e Kulturës ( Elira Kokona, sekretarja e Përgjithsh­me e MK; Herida Duro, drejtore e Krijimtari­së dhe Edukimit përmes Kulturës; Ornela Cikuli, drejtoresh­ë e Shërbimeve të Brendshme; Jusuf Beshiri, muzikolog dhe Hervin Çuli drejtor i Teatrit Kombëtar), u përzgjodhë­n si më bindëset platformat e propozuara nga producentj­a Zana Çela dhe tenori Josif Gjipali. Në platformën e saj, Çela i mëshonte shumë ndërtimit të një kalendari që do të thithë audienca të të gjitha moshave, sidomos ato të reja dhe marketingu­t dhe promocioni­t, për të çuar më pranë publikut produksion­et e këtij institucio­ni. Çela u paraqit shumë e qartë në prezan- timin e saj, por çka ajo mund “t’i trembej” do të ishte e shkuara e saj si ish- drejtore në TKOBAP, në një periudhë të trazuar, që u shoqërua me greva urie nga ana e artistëve. Nga ana tjetër, Gji- pali, me një karrierë të suksesshme artistike jashtë Shqipërisë, premtoi të shfrytëzon­te të gjitha njohjet e tij në arenën kombëtare dhe ndërkombët­are për të kaluar çdo lloj vështirësi­e që paraqet sot TKOBAP, qoftë në infrastruk­turë, ashtu edhe në vokale. Ai e shihte periudhën e rikonstruk­sionit të godinës së TKOBAP, si një periudhë të favorshme për rritjen artistike të trupës.

 ??  ?? Zana Çela
Zana Çela
 ??  ?? Josif Gjipali
Josif Gjipali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania