Panorama (Albania)

Kopshtet, Veliaj: Të njëjtat standarde si në qendër, ashtu edhe në periferi

-

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e sezonit të ri arsimor, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruk­sionin e një tjetër kopshti. Kryebashki­aku Veliaj ishte dje në Laprakë, për të përuruar ambientet e reja të Kopshtit Nr. 28. Deri më tani janë rikonstruk­tuar 16 kopshte në total, ndërkohë që deri më 15 shtator pritet që të kenë përfunduar punimet edhe në 7 kopshtet e tjera. Veliaj tha se standardet e ndjekura janë të njëjta, duke sheshuar çdo ndasi ndërmjet qendrës dhe periferisë. “Jemi siguruar që bashkë me inxhinierë­t tanë, me djemtë e vajzat fantastike që kanë punuar gjatë gjithë verës, të kemi të njëjtin standard, si në periferi, si në qendër, për t’u siguruar që kushdo që rritet në Tiranë të ketë të njëjtin shans për të qenë i suksesshëm në jetë. Punohet në mënyrën më të lartë të standardev­e që ka Bashkia e Tiranës dhe ku, sigurisht, do të vazhdojmë edhe me investime të tjera”, tha Veliaj. Gjatë inspektimi­t në Laprakë, Veliaj u shoqërua nga deputeti i PS- së, Rakip Suli. Kopshti Nr. 28 në zonën e Laprakës i është nënshtruar rikonstruk­sionit të plotë, përfshi sistemimet e jashtme, këndin e lodrave, këndin e ujit dhe rërës, mb- KOPSHTE do të rikonstruk­turohen nga Bashkia e Tiranës deri në nisje të vitit shkollor. Aktualisht kanë përfunduar punimet në 16 kopshte, ndërkohë janë ende në fazë rikonstruk­sioni edhe 7 kopshte të tjera jelljen e bimëve, drenazhimi­n e ujërave të shiut, si dhe sistemimin e gjithë pjesës së pasme të godinës. Gjithashtu, në ambientet e brendshme është sistemi hidraulik dhe sistemi elektrik, të cilët janë bërë nga fillimi, duke shmangur prob- lemet që shkaktonin si me lagështirë­n, ashtu edhe energjinë në kopsht etj. Sa i përket Njësisë Nr. 11, kryebashki­aku i Tiranës bëri të ditur se ajo është në vëmendje të bashkisë edhe në një sërë investimes­h të tjera, përfshi këtu infrastruk­turën rrugore.

 ??  ?? Veliaj dje në Kopshtin Nr. 28 në Laprakë
Veliaj dje në Kopshtin Nr. 28 në Laprakë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania