Panorama (Albania)

Qeveria shqiptare do të sjellë trupin e Erjonit

Çdo shpenzim merret përsipër nga Këshilli i Ministrave

- UPHOLSTERY FABRICS

TIRANE – Të gjitha shpenzimet për kthimin e trupit të 33- vjeçarit shqiptar që humbi jetën nga tërmeti i së mërkurës në Itali do të mbulohen nga qeveria jonë. Vendimin e bëri të ditur dje për mediat kryebashki­akja e Roskovecit, Majlinda Bufi, sipas së cilës po kryhen me shpejtësi procedurat për të sjellë pranë familjes trupin e Erjon Toros. Babai i dy fëmijëve, i lindur në Kurjan të Roskovecit, humbi jetën nën gërmadhat e banesës ku jetonte me familjen e tij, në qytetin e Amatriçes, në Itali. Kjo zonë ishte më e prekura nga pasojat e tërmetit të fuqishëm, duke lënë të vdekur mbi 250 persona. Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, tha se qeveria ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për të sjellë trupin e të riut në fshatin Kurjan të Fierit. “Ambasada Shqiptare në Itali po Emri i Erjon Toros përmendet në mediat italiane si viktima e vetme shqiptare e konfirmuar deri tani nga tërmeti i 24 gushtit. “Erjon Toro, 34 vjeç, me origjinë nga Roskoveci, Shqipëria qendrore, vdiq nga shembja e shtëpisë së tij në Amatrice, ku kishte emigruar 15 vite më parë, duke lënë pas prindërit dhe tri motrat e tij. Në kohën e tërmetit, bashkë me të ishin edhe gruaja dhe dy vajzat e tyre, tre dhe pesë vjeç, të cilat tani janë të shtuara në spital me plagë të ndryshme”, shkruhet në “Corriere della Sera”. punon për përmbyllje­n e të gjitha procedurav­e, për nisjen e trupit në Shqipëri. Deri tani nuk ka pasur asnjë pengesë dhe së shpejti familja do të ketë pranë saj trupin e djalit të tyre”, u shpreh dje kryebashki­akja. Erjon Toro u gjet i pajetë mëngjesin e 24 gushtit nën gërmadhat e shtëpisë së tij në Amatriçe. Si pasojë e shembjes së banesës, kryefamilj­ari nuk mundi të dalë i gjallë, ndërsa gruaja e tij, Elsa, pësoi dëmtime në të dyja këmbët. Me fraktura janë dhe dy fëmijët e çiftit, por pa rrezik për jetën. Në zonën e rrënuar nga tërmeti jeton një komunitet prej 50 familje shqiptarës­h. Prej tyre vetëm 7 janë të plagosur, por sipas të dhënave nga ambasada jonë në Romë janë jashtë rreziku për jetën. Erjon Toro kishte emigruar prej shumë vitesh në Itali, duke u vendosur në qytetin e Amatriçes. Ai merrej me ndërtim dhe me këtë punë ndihmonte familjarët e tij në Kurjan. Pas disa ditësh ai kishte planifikua­r të kthehej për pushime në Shqipëri, bashkë me gruan dhe dy fëmijët, por tërmeti i ndërpreu jetën në mes. Familja Toro kishte pësuar fatkeqësin­ë e parë në vitin 1982, kur tërmeti u prishi shtëpinë, ndërsa pak ditë më parë, si pasojë e tërmetit në Itali humbi jetën djali i vetëm i familjes. Nga Siria Toka e Damasqeve sjellim për ju koleksione­t më të fundit për tapiceri divani, këndi, mbulesa e perde, sixhade e aksesorë cilësorë.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Erjon Toro
Viktima Erjon Toro
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania