Panorama (Albania)

DY NË BURG

-

Shoferi i fadromës, që dyshohet se goditi për vdekje 17vjeçarin Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës më 7 gusht, u la dje në “arrest me burg” pa afat nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit refuzoi lirimin nga burgu për dy të arrestuari­t e vetëm të mbetur në qeli për ngjarjen e rëndë të ndodhur natën mes 6 dhe 7 gushtit 2016 brenda landfillit të Sharrës. Tre gjyqtarët, Gramoz Levanaj, Metush Saraçi dhe relatorja e çështjes, Zeqine Sollaku, të cilët një ditë më parë liruan nga burgu Besnik Brahjen, përgjegjës i punimeve në Sharrë, dje vendosën ndryshe për dy të akuzuarit e tjerë të kësaj çështjeje. Treshja e gjyqtarëve vendosi të mos i ndryshojë masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Tiranës, më 10 gusht, ndaj dy të dyshuarve, Edmond Kollari ( shoferi i fadromës me kovë metalike) dhe Dëfrim Hakrama ( përgjegjës­i i turnit në kompaninë “3R”, natën kur humbi jetën Ardit Gjoklaj). ANKIMET NË APEL Shoferi i fadromës, Edmond Kollari, i dyshuari kryesor për vrasjen nga pakujdesia të 17- vjeçarit Ardit Gjoklaj, doli i pari dje para gjykatës. Përmes avokatit të tij, ai kërkoi të lirohet nga burgu, duke pretenduar se nuk ka një provë konkrete se nga fadroma ku ai ishte shofer ka gjetur vdekjen 17- vjeçari Ardit Gjoklaj. Avokatët e Kollarit kërkuan caktimin e një mase më të butë sigurie ndaj të arrestuari­t deri në sqarimin e ngjarjes, por përfaqësue­si i prokuroris­ë në këtë seancë kundërshto­i ndryshimin e masës. Ai theksoi se nga këqyrja e bërë në vendin e ngjarjes është konstatuar se te pjesa e kovës metalike të fadromës janë gjetur gjurmë të shumta gjaku, që dyshohet se i përkasin Ardit Gjoklajt. Seanca vazhdoi më pas me shtetasin Dëfrim Hakrama, që mbante detyrën e përgjegjës­it të turnit natën e vrasjes së Ardit Gjoklajt. Ai përmes avokatit kërkoi nga gjykata lirimin nga burgu për shkak se vuan nga probleme shëndetëso­re. Hakrama tha në gjykatë se gjithçka ka ndodhur bren- da landfillit të Sharrës natën e ngjarjes e ka dëshmuar para hetuesve, duke dhënë ndihmesën e tij në lidhje me zbardhjen e ngjarjes. Edhe në këtë rast, prokurori u shpreh kundër kërkesës për lirimin e shtetasit Dëfrim Hakrama. Prokuroria kërkoi që të dyshuarit të mbahen në burg deri në përfundim të hetimeve. Në fund të seancës, trupa gjykuese e Apelit pranoi kërkesën e prokuroris­ë dhe la në burg pa afat shtetasit Edmond Kollari dhe Dëfrim Hakrama.

HETIMET Prokuroria e Tiranës, e cila ka regjistrua­r procedim penal për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, më 7 gusht 2016, është në pritje të disa ekspertiza­ve Nga katër persona të arrestuar nga ana e policisë dhe prokuroris­ë për ngjarjen në Sharrë, tashmë në burg kanë mbetur vetëm dy prej tyre. Më datë 07.08.2016, ora 23: 00, Policia e Tiranës njoftoi se u arrestuan në flagrancë shtetasit Besnik Brahja, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës firme, Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues ekskavator­i, Dëfrim Hakrama, 44 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës turni dhe Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve. Në kërkim u shpall Edurim Teqja, 48 vjeç, banues në Peqin, administra­tor i firmës “3K sh. p. k”. Tashmë në burg kanë mbetur vetëm Kollari dhe Hakrama. për hetimin e ngjarjes. Pasi ka marrë në pyetje rojet e landfillit dhe disa punëtorë që kanë faktuar punësimin e Ardit Gjoklajt në landfill, prokuroria është në pritje të analizës së shenjave të gjakut që janë gjetur në kovën metalike të fadromës. Sipas hetimit, natën e ngjarjes Ardit Gjoklaj është rreshtuar para nisjes së punës bashkë me 19 kolegë të tjerë që punonin në landfill. Atij i është dhënë detyrë që të punonte te zona e seleksioni­mit të kanaçeve, ku ka shkuar të punonte, edhe pse binte shi. Pikërisht në zonën ku punonte Arditi gjatë natës kur ndodhi ngjarja, kamerat e sigurisë së landfillit kanë parë të lëvizte fadroma, që dyshohet se e ka goditur 17- vjeçarin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania