Panorama (Albania)

Tritoli në autobusin e funeraleve hakmarrje, arrestohet i dyshuari

-

TIRANE - Personi që u shoqërua gjysmë ore pas shpërthimi­t të eksplozivi­t në autobusin e funeralëve në pronësi të vëllezërve Rexhepi, në Tiranë, ka rezultuar të jetë edhe autori i dyshuar i ngjarjes. Burime zyrtare të Policisë thanë se i arrestuari është shtetasi Erion Duçka, 28 vjeç, i cili fillimisht u ndalua nga patrulla e Komisariat­it nr. 4, teksa lëvizte me biçikletë pranë Pediatrisë, në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Gjatë shoqërimit ai ka kundërshtu­ar dhe goditur punonjësit e policisë, fillimisht duke mohuar të kishte lidhje me ngjarjen. Por më pas, gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Duçka ka pranuar se ishte ai autori i vendosjes së eksplozivi­t në autobusin e Edmond Rexhepit. Ndërsa ka shpjeguar se motivi i kësaj ngjarjeje ka qenë hakmarrja, pasi ata i fyenin vazhdimish­t babain, një ish- punonjës i SHISH, të cilit i thërrisnin “spiun”, duke qenë se banonte pranë tyre. “Shtetasi Erion Duçka, para oficerëve të Policisë Gjyqësore, gjatë intervisti­mit ka pranuar se ka kryer këtë veprim të kundërligj­shëm. Këtë akt e ka kryer në formë hakmarrjej­e ndaj të atit të vet, i cili ka qenë nëpunës i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve në krye detyrës. Duke qenë banorë në të njëjtën lagje, shpesh shtetasi K. R. i shante dhe ofendonte me fjalë fyese për një periudhe kohë të gjatë të atin e autorit të dyshuar”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Ngjarja për të cilën akuzohet Erion Duçka ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë Pediatrisë, në Tiranë. Nga shpërthimi, që sipas dëshmitarë­ve ka qenë shumë i fuqishëm, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin ku ishte vendosur tritoli, si dhe janë thyer xhamat e disa apartament­eve në pallatit pranë tij. Autobusi tip “Setra”, me ngjyrë të kuqe dhe targa AA 190 CG, është në pronësi të shtetasit Edmond Rexhepi, i cili operon në fushën e shërbimeve funerale prej 6 vitesh. Burime nga Policia thanë se sasia e eksplozivi­t, që dyshohet të jetë tritol, ishte vendosur në mbi gomën e pasme të automjetit dhe aktivizimi është bërë me fitil zjarrpërcj­ellës. Gjysmë ore pas ngjarjes u shoqërua një i dyshuar që lëvizte me biçikletë, i cili rezultoi të ishte edhe autori i ngjarjes. e. d

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania