Panorama (Albania)

Spanjë, 3 shqiptarë kapen me 46 kg heroinë e kokainë

Operacioni, Europoli ndiqte rrjetin e drogës prej një viti

-

Policia zbuloi dje detaje të reja nga një operacion antidrogë i zhvilluar në Spanjë nga Europol, ku janë goditur një grup shqiptarës­h e bullgarësh.

Gjatë operacioni­t të koduar “Cromanon”, policia europiane ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë, që dyshohet se drejtonin rrjetin e trafikut dhe një shtetas bullgar, bashkëpunë­tor i tyre. Sipas informacio­neve të publikuara në faqen zyrtare të Europol, dhe që u bënë të ditura dje nga Policia e Shtetit, grupi i trafikantë­ve merreshin me edhe me shpërndarj­en e lëndëve narkotike, heroinë e kokainë, në Barcelonë dhe Tarragona të Spanjës. Policia e Shtetit tha dje se gjatë këtij operacioni janë arrestuar tre shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetas bullgar. Konkretish­t janë vënë në pranga shtetasit me iniciale A. Q., 47 vjeç, A. D., 41 vjeç dhe E. Sh., 27 vjeç, të tre shqiptarë, si dhe P. D., 41 vjeç, shtetas bullgar. Gjatë këtij operacioni është arritur të sekuestroh­et një sasi prej 46 kilogramë lëndësh narkotike, nga të cilat 38 kg heroinë e pastër, 8 kg kokainë e pastër, si dhe 50 kg përzierës. Europol informoi se është shkatërrua­r edhe një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike, ku u gjet edhe një armë zjarri me silenciato­r dhe një pajisje presimi.

OPERACIONI Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, operacioni ka filluar që në muajin dhjetor të vitit 2015 dhe është finalizuar më 10 gusht të këtij viti. Komunikata e pub- likuar nga Europol dy ditë më parë në faqen zyrtare jep detaje të zhvillimit të këtij operacioni. Europol thekson se është finalizuar operacioni “Cramanon” në Spanjë, gjatë të cilit u arrit të shpërbëhej një rrjet kriminal i përfshirë në një tregti ndërkombët­are droge. “Operacioni u organizua nga Roja Civile Spanjolle në bashkëpuni­m të ngushtë me policinë shqiptare dhe u mbështet nga Europol. Në këtë operacion u shpërbë një rrjet kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe bullgarë, të cilët merreshin me shpërndarj­e heroine në Barcelonë dhe Tarragona”, thuhet në njoftimin e publikuar nga policia europiane. Gjithashtu sqarohet se gjatë këtij aksioni që u zhvillua më 10 gusht, u krye arrestimi i 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale. U konfiskuan një sasi e konsiderue­shme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronik­e dhe shumë dokumente. Gjatë operacioni­t u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldef­els. Castelldef­els u raportua si rezidenca e të dyshuarit kryesor, i cili ishte dhe drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë spanjolle.

 ??  ?? Laboratori ku përpunohej droga
Laboratori ku përpunohej droga
 ??  ?? Policia spanjolle gjatë arrestimev­e
Policia spanjolle gjatë arrestimev­e
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania