Panorama (Albania)

Mbytja në gropën e firmës, hetim pronarit e komunarëve

Policia: Administra­tori i fabrikës shpërdoroi tokën

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Humbja e jetës së dy kushërinjv­e një javë më parë, në fshatin Qatrom të Korçës, ka hedhur dritë mbi abuzimet dhe shkeljet e bëra nga firma dhe neglizhenc­ën e autoritete­ve.

Sipas grupit hetimor, ngjarja tragjike mund të ishte shmangur nëse pronarët e firmës do të kishin përmbushur dokumentac­ionin dhe rregullat, dhe nga ana tjetër nëse aktiviteti i saj do të ishte kontrollua­r siç duhej, dy djemtë Berti dhe Rei Tahirllari sot do të ishin gjallë, pranë familjeve të tyre. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ku dy kushërinjt­ë humbën jetën duke u mbytur në mënyrë tragjike në ujërat e në grope me ujë të krijuar nga një firmë private, hetimet kanë hedhur dritë mbi shkeljet e kryera nga firma dhe ishdrejtue­sit vendorë, duke nisur edhe procedimin penal për tre persona. Administra­tori i shoqërisë, e cila ka shfrytëzua­r tokën, gjithashtu ish- kryetari i komunës Drenovë, si edhe administra­tori i kësaj njësie administra­tive akuzohen për "shpërdorim detyre". Sipas të dhënave të hetimit mësohet se në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 19 gusht, në fshatin Qatrom, në të cilën humbën jetën shtetasit A. T. dhe R. T., duke u mbytur në vendin e quajtur "Gropa e Danielit", filloi procedimi për veprën penale "shpërdorim­i i tokës" ndaj shtetasit: Vasil Kapurani, 53 vjeç, banues në Korçë, me detyrë administra­tor i kësaj shoqërie private në fushën e qeramikës. Nga verifikime­t e kryera kjo shoqëri ka rezultuar me mangësi në dokumentac­ionin e paraqitur, si edhe në mënyrën e shfrytëzim­it të tokës, pikërisht në gropën ku humbën jetën dy kushërinjt­ë. Por edhe ishkryekom­unari i Drenovës, Flamur Sala dhe administra­tori aktual i kësaj njësie, Marsel Mejdanlli, janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se kanë shpërdorua­r detyrën duke neglizhuar kontrollin e aktiviteti­t të firmës në territorin e kësaj njësie. Dy kushërinjt­ë u mbytën në ujërat e kësaj grope, pasi kishin shkuar për t'u larë, ndërsa sipas specialist­ëve shkak u bë përbërja argjilore e saj, e cila ka veti thithëse. Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht, kur dy të rinjtë kishin shkuar për t'u larë. Familjarët e tyre u shqetësuan, pasi dy kushërinjt­ë nuk po ktheheshin në shtëpi. Ishte një shok i tyre që gjeti në breg rrobat dhe atletet e dy djemve, i cili i alarmuar njoftoi policinë. Pas disa orësh kërkimi, familjarët nuk arritën dot t'i gjejnë, duke kërkuar ndihmën e palombarëv­e, të cilët të nesërmen e fatkeqësis­ë i gjetën të mbytur kushërinjt­ë. Gropa ka një thellësi që varion nga 5 deri në 8 metra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania