Panorama (Albania)

Vesel i ‘ BB’: Unë politikani i ri kundër rrymës, ja si do të veproj nëse do t’ia dal të bëhem deputet

-

Viti 2015 ishte ai më me fat për Vesel Kurtishaj, pasi përveç “Big Brother” në ‘ Top Channel”, arriti të fitonte dhe spektaklin e kërcimit “Dance with me” në “Tv Klan”. Por, ndërkohë që fansat e tij prisin që pas fitoreve të ishte më i qëndrueshë­m në televizion me projektin e tij personal, ai ndryshoi tërësisht drejtim. Pasi iu bashkua zyrtarisht Partisë Demokratik­e të Kosovës, duke u pajisur me librezën e anëtarësim­it nga kreu i PDKsë Kadri Veseli, ai tregon për “Panoramën” planet që po bën tani jashtë vëmendjes së publikut, për të qenë ai politikani kundër rrymës.

Zakonisht personazhe­t që u bënë të njohur në “Big Brother” i shohim më aktivë në verë sesa në dimër, por ndryshe ndodh me ty, duke u shpallur “I humbur” në rrjetet sociale. Pse?

Vera dhe gjithë viti që pasoi daljen time nga “Big Brother” kanë qenë shumë intensive dhe me ditë mjaft të ngjeshura në çdo aspekt. Kjo pasi këtë verë vendosa të kaloja më shumë kohë me familjen time për të kompensuar kohën që i kisha munguar, sidomos nënës dhe gjyshes sime. Ju e dini tashmë që unë nuk i ndaja dot njërën nga tjetra. Gjyshja zuri shtratin për disa muaj dhe fatkeqësis­ht këtë muaj na la, kështu që duke qenë se gjendja e saj u keqësua, u përpoqa të kaloja sa më shumë kohë me të.

Në aspektin e jetës publike kuptohet një lloj tërheqje. Çfarë je duke planifikua­r?

Kjo verë ka qenë më e qetë për mua në këtë aspekt që thoni, sepse kështu zgjodha unë ta kem. Ka qenë një moment reflektimi në lidhje me gjithçka kam kaluar e arritur, por edhe për atë çfarë më pret dhe dëshiroj të realizoj në të ardhmen. Sidoqoftë, verës po i vjen fundi, muaji shtator në të cilin në përgjithës­i të gjithë njerëzit i kthehen punës apo shkollës pothuajse ka ardhur, dhe unë ashtu, si shumë të tjerë, po pres të filloj e të bëj realitet ato pikësynime që i kam vënë vetes.

Dhe cilat janë synimet?

Në shtator fillon dhe angazhimi im real në PDK, dhe për të qenë sa më i denjë për besimin që më është dhënë, këtë kohë e kam shfrytëzua­r për t'u informuar sa më mirë në lidhje me strukturat e PDK- së dhe mënyrën e funksionim­it të tyre. Kam edhe disa projekte të tjera, por do të flas kur të kem diçka më konkrete, në mënyrë që kur t'i bëj publike, të jem i sigurt që do të realizohen.

Ke ambicie të mëdha në politikë, synon të jesh lider një ditë?

Unë e kam thënë edhe më herët që hapat në politikë do t'i hedh gradualish­t, por të sigurta. Si fillim do të ingranohem në strukturat e Forumit Rinor të PDK- së, e pasi ta ndiej veten të pjekur politikish­t, me radhë edhe të tjerat. Synimi im kryesor është që unë ta ndryshoj politikën dhe jo ajo mua, siç ndodh rëndom në ditët e sotme, për sa kohë jam me këmbë në tokë dhe realizoj këtë, çdo gjë është arritur.

Pra një politikan kundër rrymës. Beson se do t’i rezistosh tundimit të pushtetit dhe parasë?

Ne të gjithë jemi koshientë që pjesa më e madhe e politikanë­ve të sotëm e shfrytëzoj­në postin që mund të jenë në politikë për interesa personale. Me pak fjalë, korrupsion­i dihet që është shumë koherent në politikë në ditët e sotme, e ndaj unë do përpiqem me çdo kusht të ruaj këtë imazh të pastër që kam tani për gjatë gjithë kohës. Më tej, edhe nëse një ditë do të mund të bëhem deputet, pikësynimi im do të jetë gjithmonë t'u shërbej njerëzve si fillim, pastaj vetes. Mendoj se kushdo që vendos të aderojë në politikë, këtë duhet ta ketë prioritet. Ky është edhe ndryshimi për të cilin fola më lart.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania