Panorama (Albania)

D& D: Beqarët mund të bëjnë namin, por burrat e martuar të fikin derën!

-

Meqë një nga përshëndet­jet tuaja në ekran ka qenë duke gjuajtur njëri- tjetrin me shpulla, jeni aq burra sa të putheni në buzë në emisionin e parë të “Fiks Fare”?

Devis & Dori: Në datën 5 shtator do ta shikoni. Por nuk po gjejmë akoma puthjen.

Njëri beqar dhe tjetri i martuar e me fëmijë, kush është Dori jashtë televizion­it dhe kush është Devisi?

Dori & Devisi: Unë si Dor jam njeri i dashur, manjak, depresiv dhe kam frikë nga qentë e rrugës. Dhe unë si Devi bëj të njëjtën jetë të Dorit, vetëm se marr dhe fëmijën me vete.

Femrat i vardisen më shumë një beqari si Dori, apo një burri të martuar si Devisi?

Devis & Dori: Beqarët mund të bëjnë namin, por burrat e martuar të fikin derën!

Jeni tipat e djemve që mburreni me për- masat tuaja fizike, dhe me çfarë konkretish­t?

Devis & Dori: Mua si Dor më pëlqen syri i djathtë. Ndërsa mua si Dev më pëlqen mëlçia, që e kam të pastër.

Alkooli do të zërë vend në menynë tuaj ditore para dhe pas “Fiks Fare”?

Devis & Dori: Të dy jemi tipa të dhallës, mundësisht me akull dhe me limon.

Politikanë­t apo zyrtarët e lartë do të jenë në qendër të debateve tuaja të mbrëmjeve. Do të jeni në pozitë apo në opozitë?

Devis & Dori: Gjithmonë opozitë, madje do t’i bëjmë opozitë edhe opozitës.

Sharja më e fortë ndaj qeverisë që mund të dëgjojmë nga goja e secilit?

Nuk do t’i shajmë, do t’i godasim me dashurinë tonë. Shihemi në datën 5 dhe mos harroni: Mos i ndani hallet me komshiun, ndajini me “Fiks Fare”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania