Panorama (Albania)

Hasani: Nuk e kemi të lehtë kundër Shqipërisë

"Kuqezinjtë janë ekip i fortë dhe favoritë për të fituar"

-

Maqedonia do të sfidojë kuqezinjtë me pesë futbollist­ë shqiptarë në përbërje.

Trajneri i Kombëtares fqinje ka publikuar listën e futbollist­ëve që do të ketë në dispozicio­n në këtë sfidë. Disa prej atij kontingjen­ti janë shqiptarë që posedojnë një pasaportë maqedonase. Një prej tyre është edhe lojtari kryesor dhe një nga më të mirët e skuadrës së Shkëndijës së Tetovës. Ferhan Hasani ka folur rreth takimit të parë kualifikue­s për edicionin e "Rusi 2018". Më 5 shtator, ai dhe katër shqiptarët e tjerë, së bashku me shokët e përfaqësue­ses do të jenë në fushë kundër Kombëtares së të gjithë shqiptarëv­e. Hasani, në një deklaratë për mediat pas ndeshjes në Ligën e Europës, ku Shkëndija humbi edhe takimin e kthimit nga Gent, ka shfajësuar futbollist­ët sh- qiptarë që nuk janë të gjithë pjesë e Kombëtares kuqezi, por luajnë në ekipe të ndryshme përfaqësue­se. "Do të jetë e vështirë të luajmë ndaj Shqipërisë, por ne nuk jemi fajtorë që shqiptarët janë të ndarë dhe janë pjesë e kombëtarev­e të ndryshme në vende të caktuara", ka deklaruar Hasani. Kjo fjalë e tij nënkupton zhvillimet gjeopoliti­ke ndër vite që kanë bërë të mundur emigrimin e shqiptarëv­e ndër vite, apo edhe faktin që kanë mbetur shumë shqiptarë jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

FAVORITI

Sa i përket takimit, për futbollist­in e Shkëndijës, kuqezin- jtë janë skuadër cilësore dhe do të jenë favoritë për fitimin e takimit. "Ne do të bëjmë maksimumin tonë për të marrë më të mirën, mirëpo Shqipëria ka skuadër më të mirë. Jo vetëm për këtë, por shtuar edhe faktorë të tjerë, bëjnë që Shqipëria të jetë favorite në këtë ndeshje", ka deklaruar Hasani.

 ??  ?? Ferhan Hasani me fanellën e Maqedonisë në një ndeshje kundër Skocisë
Ferhan Hasani me fanellën e Maqedonisë në një ndeshje kundër Skocisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania