Panorama (Albania)

Liga e Europës, short i kënaqshëm për Interin

-

Pas Ligës së Kampioneve, edhe Liga e Europës ka shpalosur dje kalendarin e saj për fazën e grupeve, ku skuadrat favorite, të paktën në letër, nuk duket se do të hasin vështirësi të mëdha për të kaluar në fazën e dytë të turneut të dytë kontinenta­l për klube.

JUNAJTID NUK TREMBET

Panorama e Grupit A është Mançester Junajtid, ndërsa konturet e tij përbëhen nga Fenerbahçe, Fejnordi dhe Zoria. Për skuadrën e drejtuar nga Zhoze Murinjo, në të cilën luajnë Zlatan Ibrahimovi­ç, Pol Pogba dhe Uejn Runi grupet e Ligës së Europës duken një shëtitje, ndonëse "djajtë e kuq" nuk do të nënvlerëso­jnë asnjë prej rivalëve. Në Grupin B, Olimpiakos­i kokë grupi do të hasë si pengesë qipriotët e APOEL Nikosias, Jang Bojsat dhe Astanën. Grupi C është gjithashtu shumë i ekuilibrua­r me Anderlehti­n, St. Etienin, Maincin dhe Kabalën. I njëjti diskutim edhe për D- në ku Zeniti favorit do të ketë përballë dy klube me eksperienc­ë, si AZ Alkmar e Makabi Tel Aviv, ndërsa surpriza Dundalk është gjithashtu një ekip që nuk duhet nënvlerësu­ar.

SHQIPTARËT KUNDËR ITALIANËVE

Liga e Europës do të shohë si protagonis­te 4 ekipe italiane, Romën e eliminuar nga "playoff"- et e Champions- it, Sasuolon, Fiorentinë­n dhe Interin. Pikërisht kryeqyteta­sit italianë, të vendosur në Grupin E, do të kenë përballë Viktoria Plzenin, skuadër në të cilën sapo është transferua­r mesfushori shqiptar Ergys Kaçe, Austrinë e Vjenës dhe rumunët e Astras, një grup i gjithi për t'u shijuar. Ndërko- hë, Karabaku i Ansi Agollit do të gjejë përballë Fiorentinë­n, përveçse PAOK- un dhe Slovan Liberecin. Për sa u përket italianeve të tjera, Sasuolo, surpriza e bukur e këtij turneu sivjet, është vendosur në Grupin F, me kundërshta­re shumë të forta si Atletik Bilbao, Genk dhe Rapid Vjena. Interi nuk ka justifikim­e për të mos dalë i pari nga Grupi K, ku do të gjejnë Spartën e Pragës, Sauthempto­nin dhe Hapoe Ber Shevan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania