Panorama (Albania)

DY TE PLAGOSURIT

-

Makina që ecte me shpejtësi tej normave të lejuara në Kamzë, aksidenton furgonin e patrullës së Policisë duke shkaktuar vdekjen e një oficeri.

Efektivi i Komisariat­it nr. 5 ka humbur jetën në krye të detyrës mbrëmjen e djeshme. Furgoni ku ai ndodhej duke patrulluar me dy kolegë të tij, është aksidentua­r nga një makinë që lëvizte me shpejtësi. Ngjarja ndodhi rreth orës 21: 30 përballë shkollës së mesme "Ibrahim Rugova", në Kamzë. Furgoni me targë Policia 2146, ku ndodheshin tre efektivë të rendit, ka qenë duke patrulluar në rrugën kryesore, kur një automjet tip "Lexus", me targë TR 8788 T, që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, e ka goditur nga pas. Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa furgoni i Policisë është rrotulluar disa herë në asfalt, ndërsa makina që shkaktoi aksidentin është batuar duke u kthyer përmbys. Burime nga Policia e Tiranës thanë se efektivi që ndërroi jetë në Spitalin e Traumës është Ervin Haxhiu, 41 vjeç, punonjës i Komisariat­it nr. 5. Ndërsa janë plagosur edhe dy kolegët e tij që ndodheshin me të në shërbim, I. Hoxha dhe B. Voi, të cilët mësohet se janë në gjendje të rëndë shendetëso­re. Policia tha mbrëmë se është shoqëruar drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin, shtetasi Arnold Kola, 22 vjeç, i cili po ashtu është i plagosur. Ai mësohet se është djali i Ndue Kolës, ish- deputet në Shkodër në vitin 2009. Ndaj tij pritet të merret vendimi për arrestim gjatë orëve në vijim. Burimet thanë se është dëmtuar edhe një makinë tjetër në këtë aksident, por pa probleme në njerëz, duke qenë se ishte e parkuar pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

NGJARJA

Forgoni me targë Policia 2146, i Komisariat­it nr. 5, po bënte patrullimi­n e fundit mbrëmjen e djeshme në Kamzë, para se tre efektivët që ndodheshin brenda tij të ndërronin turnin, për t'ua lënë mjetin kolegëve. Teksa lëvizte ngadalë, duke patrulluar zonën përpara gjimnazit "Ibrahim Rugova", në rrugën kryesore të Kamzës, një makinë tip "Lexus", me shpejtësi që dyshohet të ketë qenë mbi 150 kilometra në orë, ka përplasur nga pas furgonin e Policisë. Në asfalt janë fiksuar disa gjurmë frenimi, por sipas Policisë, për shkak të shpejtësis­ë tepër të lartë të makinës që shkaktoi aksi- Dy kolegët e Ervin Haxhiut, i cili ndërroi jetë në aksidentin e mbrëmjes së djeshme, ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Ata janë dërguar në urgjencë menjëherë pas aksidentit të rëndë që ndodhi pasi makina e drejtuar nga i riu goditi furgonin e patrullës në Kamzë. Sipas mjekëve, gjendja e efektivëve B. Voi dhe I. Hoxha është kritike dhe për këtë arsye, ata janë futur në sallën e operacioni­t. Dy efektivat e Policisë të plagosur në aksidentin e rëndë, mësohet se kanë pasur plagë të shumta për shkak të përmbysjes së automjetit, megjithatë mjekët thanë se do bëhet e pamundur që ata t'i kalojnë me sukses ndërhyrjet kirurgjika­le. dentin, drejtuesi 22- vjeçar, Arnold Kola, nuk ka arritur të frenojë plotësisht, duke goditur efektivët që ishin në detyrë. Në vendngjarj­e kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 5, të Policisë Rrugore dhe një autoambula­ncë që ka nisur efektivët e plagosur drejt Spi- talit të Traumës. Ekspertë të Policisë Rrugore, që kanë bërë matjet në vendin e aksidentit, thanë se edhe në momentin e përplasjes shpejtësia e makinës që drejtonte 22vjeçari ka qenë shumë e madhe. Sipas tyre, kjo tregon se ai ka frenuar në momentin e fundit, nisur edhe nga gjurmët që kanë lënë gomat në asfalt. Për pasojë furgoni i Policisë është rrotulluar disa herë në rrugë, duke u përplasur pas një mjeti tip "BMW", me targë AA 231 KU, që ndodhej i parkuar. Ndërsa makina që ka shkaktuar aksidentin është kthyer përmbys në mes të rrugës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania