Panorama (Albania)

Ndahet nga jeta Gjelosh Gjokaj, i fundmi i “Shejzave”

Mik i Koliqit e Camajt, autor i 3 mijë veprave në pikturë e grafikë, nuk hoqi dorë nga motivet shqiptare

- ALMA MILE

“Frymëzimin nga vendi i vet, artisti e mban gjithnjë në krah dhe përpiqet t’ia tregojë botës.

Kritikët e artit e kanë gjetur gjithnjë atë thelbin fillestar prej trojeve tona, në punët e mia. Frymëzimet janë nga më të ndryshmet, që nga brumi i bukës së pjekur, struktura, ngjyrat, ambientet e katundit, oxhaqet prej nga bie hiri... Janë elementë që më kanë tërhequr dhe gjenden në pikturën time”. Kështu do të shprehej 5 vjet më parë, kur erdhi në Tiranë për të hapur ekspozitën e tij personale në Galerinë Kombëtare të Arteve, piktori Gjelosh Gjokaj, që zjarrin dhe hirin e vatrës atje në katund, e mori me vete derisa mbylli sytë.

Priti mëngjesin, për t’u shuar përgjithmo­në. Miku i Koliqit e Camajt, Gjelosh Gjokaj ( 1933), i fundmi i “Shejzave”, ndërroi dje jetë rreth orës 07: 15 në spitalin e Bayernit, në Gjermani, ku jetonte prej vitesh. Piktori u nda nga jeta në moshën 83vjeçare, pa pengje artistike, duke lënë pas mbi 3 mijë vepra arti në pikturë dhe grafikë. Nga Mali i Zi, në Prishtinë, në Romë e më pas në Gjermani, Gjokaj do të merrte prej ngado një copëz, për ta kthyer në art. “Krijimtari­a e Gjelosh Gjokajt e përqendrua kryesisht në pikturë, grafikë dhe vizatim, përbën një opus tërësor artistik, por që ndahet në disa faza zhvillimor­e estetike dhe stilistike me dallueshmë­ri të theksuara. Kjo tregon se botëkuptim­et dhe qasjet e tij kanë ndryshuar gjatë gati 6 decenieve të punës kreative. Ashtu si jeta e tij nda- het në disa faza ( rinia në Milesh afër Tuzit në Mal të Zi, studimet në Vojvodinë, Kosovë dhe Beograd, puna pedagogjik­e në Prishtinë, pastaj 14 vjet në Romë dhe nga vitet ’ 80 në Ausburg të Gjermanisë), ashtu edhe vepra e tij ka prerje të hetueshme. Si një nomad modern që i bredhte poshtë lartë relacionet mes Ballkanit, Mediterani­t, Apenineve dhe Bavarisë, Gjokaj do të kërkonte dhe zhvillonte një profil artistik me karakteris­tika të përbëra, nga njëra anë profil dinamik dhe kërkues, dhe nga ana tjetër, i fiksuar në tema identitare dhe të individual­itetit, që nëse nuk ishin me figura dhe imazhineri statike, atëherë fokusohesh­in në ca përshtatje lëvizëse”, shprehet analisti Shkëlzen Maliqi, i cili ishte duke përgatitur një monografi kushtuar Gjokajt e që piktori nuk mundi ta shihte dot të botuar. Në shkurt të vitit 2011, për Gjokajn erdhi dita që aq shumë e kishte pritur, të ekspozonte në Tiranë. Kuruar nga Parid Teferiçi, solli “Shejzat”, një koleksion me 37 vepra ( 51 punë), shumica në teknikën e akuatintit, akrilikut në letër, dhe akrilikut në pëlhurë, si dhe një cikël grafike e vizatimi, kryesisht i përmasave të vogla dhe intime.

 ??  ?? Dy nga veprat e piktorit Gjelosh Gjokaj
Dy nga veprat e piktorit Gjelosh Gjokaj
 ??  ?? Piktori Gjelosh Gjokaj
Piktori Gjelosh Gjokaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania