Panorama (Albania)

Basha pranon gabimin e PD, Rama: Import për lëndë të parë, jo plehra

“Ngritja e mbi 64 mijë qytetarëve ishte zile zgjimi për ne”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pranoi se vendimi i PD- së për të miratuar ligjin e importit të mbetjeve në vitin 2011 ishte i gabuar.

Reflektimi­n e tij në lidhje me këtë ligj, Basha deklaroi se e ka marrë pas mbledhjes së firmave të 64 mijë qytetarëve kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. “Partia Demokratik­e e ka lexuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. E lexoi edhe kur firmat u mblodhën, edhe kur ndaj ligjit që ne kishim aprovuar në vitin 2013 u dekretua referendum­i, do të respektohe­j vullneti i qytetarëve. Sot jemi në pozitat e një reflektimi të dyfishtë. PD- ja dhe unë personalis­ht. Dua të ndaj me ju dhe qytetarët shqiptarë një reflektim personal si kryetar i opozitës. Në kushtet dhe në dijeninë e plotë të rrethanave kombëtare, rajonale dhe ndërkombët­are gjykoj se ligji që ne propozuam për importin e plehrave ka qenë një vendim i gabuar”, sqaroi Basha. Në një komunikim me mediat, kreut i PD-së vullneti i qeverisë në vitin 2011 ishte i mirë, duke menduar se po vepronte në favor të interesit publik. “Ka një evoluim të qëndrimit të Partisë Demokratik­e dhe ka një reflektim timin personal në këtë drejtim. Ne besuam në atë moment se po vepronim në favor të interesit publik. Ngritja e mbi 64 mijë qytetarëve në këmbë ishte pa dyshim një kambanë, një zile zgjimi për ne. Mendoj se vullneti ka qenë një vullnet i drejtë për të disiplinua­r dhe kontrollua­r mbetjet e rrezikshme nga njëra anë, dhe për t’i dhënë frymëmarrj­e industrisë së riciklimit nga ana tjetër”, tha Basha.

REFERENDUM­I Kreu i PD- së deklaroi se deputetët e Grupit Parlamenta­r të opozitës do të bëjnë gjithçka për të ndalur hyrjen në fuqi të ligjit, duke mbledhur firmat e nevojshme edhe për të kërkuar thirrjen e një referendum­i. “Ne po shqyrtojmë edhe ushtrimin e të drejtës parlamenta­re për t’i kërkuar Kuvendit që të miratojë një referendum për ndalimin e importit të plehrave. Kërkesë që kërkon nismën e 28 deputetëve dhe pastaj miratimin e Kuvendit”, tha kreu i PD. Kreu i opozitës theksoi se Partia Demokratik­e është e vendosur që të kufizojë pushtetin shtetëror dhe të fuqizojë atë të qytetarëve. Iniciativë­n për të penguar hyrjen në fuqi të ligjit për mbetjet, Basha e nisi me një thirrje publike për kreun e shtetit për të mos dekretuar ligjin e miratuar të enjten e kaluar nga qeveria. Për kreun e PD- së, një vend që ka prioritet turizmin nuk mund të ketë kurrsesi prioritet importin e mbetjeve. “I kërkojmë Presidenti­t të Republikës mosdekreti­min e projektlig­jit dhe kthimin e tij në Kuvend. Rrethanat e diktojnë këtë. Një vend që shpall prioritet turizmin, nuk mund të ketë prioritet në të njëjtën kohë importimin e mbetjeve. Duhet zgjedhje. Duhet të zgjedhim akoma më shumë kur strukturat tona shtetërore, vetë shteti ligjor, policia, doganat, gjyqësori, qeveria janë lehtësisht të korruptues­hme apo të paafta, apo të dobëta për t’u bërë ballë presioneve të jashtëzako­nshme që vijnë nga grupe të fuqishme të interesit, siç është mafia ndërkombët­are e plehrave”, tha Basha. Partia Demokratik­e do të mbështesë protestën e shoqërisë civile, më 1 tetor. Kreu i opozitës, Basha, sqaroi se PD- ja nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të zëvendësua­r zërin e shoqërisë civile, por falë instrument­eve të saj do të protestojë. “Protesta është e tyre do të ketë mbështetje­n tonë të plotë. Nuk do të ketë asnjë përpjekje për të zëvendësua­r zërin e tyre. Protes- ta do të ketë mbështetje të fuqishme. Pse? Është bërë e qartë tashmë që ky është një shtet, kjo është një qeveri që u shërben vetëm interesave të klientelës së ngushtë dhe për këtë është e gatshme të dëmtojë interesat e gjithë shqiptarëv­e, siç është rasti i plehrave, siç është rasti i drogës, siç është rasti i maturantëv­e”, deklaroi Basha.

 ?? Rama me ricikluesi­t ??
Rama me ricikluesi­t
 ??  ??
 ??  ?? Basha dje gjatë konferencë­s për shtyp
Basha dje gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania