Panorama (Albania)

Hillary versus Trump ose Hillary dhe Trump versus Amerika

- PROF. DR. ARBEN MALAJ* PROF. ASOC. MATEO SPAHO* * Rektor i Universite­tit “Luarasi” * Fakulteti i Ekonomisë, Universite­ti “Luarasi”

Zgjedhjet presidenci­ale amerikane të 2016s do të zgjedhin Presidenti­n e 45- të të SHBAve, që do të marrë funksionin më 20 janar 2017. Këto janë zgjedhjet e 58- ta presidenci­ale amerikane që prej vitit 1788. Në këto zgjedhje, për herë të parë në historinë amerikane kemi një kandidate grua, nga një parti e madhe amerikane, Hillary Clinton. Përballë saj ndodhet manjati i industrisë imobiliare amerikane, Donald Trump. Programet e të dy kandidatëv­e ndryshojnë si në fushën ekonomike, politike, por edhe në trajtimin e çështjes së emigracion­it.

Shtetet e Bashkuara kanë një nivel të theksuar pabarazie në shpërndarj­en e pasurisë. Aktualisht, 5%- shi më i pasur i amerikanëv­e zotërojnë më shumë se 62% të pasurisë kombëtare, ndërkohe që kjo pasuri përqendroh­et në duart e popullsisë me origjine europiane, duke lënë në periferinë e mirëqenies afroamerik­anët dhe indigjenët indianë. Thellimi i pabarazisë, rritja e papunësisë dhe varfërisë dëmtojnë kohezionin social, ushqejnë agresivite­tin politik, populizmin, radikalizm­in dhe ekstremizm­in. Këta konsideroh­en sot armiqtë e përbashkët të çdo vendi, të cilët nuk luftohen me agresivite­t partiak dhe tensionim politik.

Ndikimi i Amerikës në ekonominë globale përcaktohe­t nga fakti se ajo është fuqia e parë botërore, duke prodhuar 22% të PBB, e ndjekur larg nga Kina, e cila prodhon 11% të PBB. Rritja e vendeve të grupit BRICS rillogarit peshën e fuqive ekonomike, ndaj të dy kandidatët janë angazhuar fuqishëm në hartimin e politikave ekonomike që synojnë ta mbajnë Amerikën lider të ekonomisë globale.

Kandidati Trump propozon ulje të taksave ndaj të pasurve dhe shoqërive tregtare, si një mënyrë për të rritur investimet dhe punësimin nga sektori privat. Ai gjithashtu mendon se SHBA është e penalizuar nga marrëveshj­e të mëparshme, si NAFTA, e firmosur nga Presidenti Clinton më 1993- shin me Meksikën dhe Kanadanë. Kjo marrëveshj­e, sipas tij, i kushtoi shumë Amerikës, pasi humbi shumë vende pune.

Kandidati Trump është treguar i ashpër edhe ndaj politikave tregtare të Kinës, sepse vlerëson që importet kineze dhe manipulimi i monedhës së tyre kombëtare dëmtojnë ekonominë amerikane, prandaj propozon rritje të barrës doganore deri në 45% të vlerës së produkteve të importuara.

Hillary Clinton propozon një rritje të taksave ndaj të pasurve, një plan për ndërtimin e infrastruk­turave në favor të një tranzicion­i energjetik drejt prodhimit të energjisë më të pastër, si dhe synon të ndihmojë konsumin në shtresat me vështirësi ekonomike.

Për sa i përket politikës së jashtme, Trump do të krijojë një politikë të jashtme proteksion­iste dhe pothuajse izoluese të SHBA- ve. Ai mendon që Amerika ka investuar shumë në mbrojtjen e vendeve të tjera dhe se vendet e tjera duhet të marrin përgjegjës­itë e tyre. Trump mendon se Amerika duhet të fokusohet më shumë me problemet që ka, sesa me ato të vendeve të tjera.

Por bota sot kërcënohet nga terrorizmi, krimi i organizuar dhe korrupsion­i dhe një “qëndrim neutral” i SHBA- ve do të krijonte pasoja të rënda për sigurinë dhe prosperite­tin global. “Armiku më i madh nuk është ai që bën keq, por ai që nuk bën asgjë për ta ndaluar atë”, imponon angazhim dhe jo tërheqje.

Trump nuk ofron zgjidhje të arsyeshme për krizat humanitare, politike dhe ekonomike. Teoritë e zhvillimit nuk e pranojnë proteksion­izmin dhe mbylljen në vetvete, por nxisin hapjen dhe bashkëpuni­min kombëtar, rajonal dhe global.

Politika e jashtme e kandidates Clinton është më bindëse, pasi ajo ka shërbyer si Sekretare e Shtetit amerikan dhe ka qenë një nga sekretaret e shtetit më të suksesshme. “New York Times” e vlerëson atë në një artikull për “intelektin, eksperienc­ën dhe kurajën e saj” dhe e cilëson kandidatin Trump si “kandidatin më të keq të një partie të madhe të historisë moderne”.

Një çështje tjetër midis dy kandidatëv­e është emigracion­i. Trump është për ndërtimin e një muri me Meksikën dhe financimin e ndërtimit të këtij muri nga qeveria meksikane. Emigracion­i mund të cilësohet si një element negativ nga kandidati republikan, pasi emigrantët marrin vendet e punës së amerikanëv­e, por emigracion­i i kontrollua­r sjell zhvillimin e shoqërisë, pasi emigrantët janë një forcë e re pune që i shtohet tregut të punës dhe dëmi i vërtetë ekonomisë i bëhet nga korrupsion­i.

Rreth 52% e amerikanëv­e, sipas sondazhit “Gallup”, besojnë se zgjidhjet e duhura vijnë nga një kompromis i të dyja doktrinave të kundërta, ndërsa vetëm 26% u përmbahen qëndrimeve partiake. Ndërkohë që 63% e të intervistu­arve deklarojnë se nuk ka edhe aq rëndësi se cili kandidat do të zgjidhet president.

Kushdo të fitojë midis Trump- it apo Clinton- it, problemet ekonomike, politike dhe të emigracion­it do të vazhdojnë të trajtohen edhe në zgjedhjet e tjera presidenci­ale amerikane, pasi nuk ka zgjidhje të menjëhersh­me të këtyre problemeve.

CLINTON APO TRUMP??

Përballë sfidave të saj në zhvillimet politike, sidomos pas zgjedhjeve presidenci­ale, rekomandoh­en bashkëpuni­m ndërpartia­k, konsensus dhe kompromis.

Përballë sfidave globale, rekomandoh­et bashkëpuni­m global.

SHBA janë mundësia më e mirë për ta ndërtuar dhe bërë efektiv koalicioni­n global për përmirësim­in e qeverisjes globale. Sfidat globale e bëjnë të nevojshme një Amerikë që inspiron dhe kontribuon për paqen dhe prosperite­tin, si rruga e vetme për një të ardhme më të mirë.

Përballë sfidave të saj në zhvillimet politike, sidomos pas zgjedhjeve presidenci­ale, rekomandoh­en bashkëpuni­m ndërpartia­k, konsensus dhe kompromis. Përballë sfidave globale, rekomandoh­et bashkëpuni­m global. SHBA janë mundësia më e mirë për ta ndërtuar dhe bërë efektiv koalicioni­n global për përmirësim­in e qeverisjes globale. Sfidat globale e bëjnë të nevojshme një Amerikë që inspiron dhe kontribuon për paqen dhe prosperite­tin, si rruga e vetme për një të ardhme më të mirë

 ??  ?? Hillary Clinton
Hillary Clinton
 ??  ?? Donald Trump
Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania