Panorama (Albania)

Datat, 550 punonjës socialë në testim

“Kallëzimet që s’shqyrtohen, të monitorohe­n në Prokurori”

- DORINA AZO

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nëpërmjet një plani 3- vjeçar, do të auditojë të gjitha koncesione­t e dhëna gjatë këtyre 25 viteve.

Përveç kësaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të ndjekë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me të gjitha kallëzimet penale dhe më pas t’i dorëzojë Kuvendit një analizë të çështjeve për të cilat nuk ka nisur shqyrtimi. Kërkesat u paraqitën dje nga deputetët e Komisionit parlamenta­r të Ekonomisë gjatë seancës për miratimin e rezolutës të punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët kërkuan që KLSH çdo vit t’i dorëzojë Kuvendit një raport mbi moszbatimi­n e masave që ai rekomandon për zhdëmtimin e dëmit financiar ndaj buxhetit. Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësis­ht dhe relatori i raportit të 2015- s të KLSH-së, nënvizoi se auditi i koncesione­ve, si dhe bashkëpuni­mi me Prokurorin­ë kanë si qëllim rritjen e cilësisë të kontrollev­e dhe kulturës së ndëshkuesh­mërisë. “Kontrolli i Lartë i Shtetit nxitet që për 3 vjet të auditojë të gjitha kontratat koncesiona­re dhe ato të privatizim­eve strategjik­e të dhëna gjatë këtyre 25 viteve, për të vlerësuar ligjshmëri­në, efektivite­tin dhe ndikimin e tyre në buxhetin e shtetit dhe në publik. Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të angazhohet të rrisë bashkëpuni­min me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me nëpërmjet monitorimi­t të ecurisë së padive penale dhe të zhvillojë një analizë, në rast të pushimit të çështjeve ose mosfillimi­t të çështjeve të referuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në organin e akuzës. Kjo do të shërbejë për të kryer një analizë përfundimt­are më të plotë, si dhe rritjen e cilësisë së kontrollev­e të auditimit. KLSH duhet të vijojë punën në intensifik­imin e procesit auditues për të parandalua­r, zbuluar dhe denoncuar aktet korruptive në funksion të kulturës së ndëshkuesh­mërisë”, u shpreh deputeti Koçi. Për monitorimi­n e punës së Kontrollit të Lartë, nga deputetët u kërkua ngritja e një nënkomisio­ni. “Të shikojë mundësinë e krijimit të një nënkomisio­ni parlamenta­r brenda Komisionit të Ekonomisë dhe Financave për të mon- itoruar në mënyrë sistematik­e aktiviteti­n e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe zbatimin e rekomandim­eve”, u shpreh deputeti i Partisë Socialiste. Në rezolutën e miratuar nga Kuvendi, u kërkua që institucio­ni i KLSH t’i dorëzojë Kuvendit edhe një raport mbi perfor- mancën e zbatimit të rekomandim­eve. “KLSH, në kuadër të bashkëpuni­mit institucio­nal për intensifik­imin e luftës kundër korrupsion­it dhe për miradminis­trimin e fondeve publike dhe pasurive publike, duhet të rishikojë marrëveshj­et e bashkëpuni­met me orga- net ligjzbatue­se për t’iu përgjigjur kërkesave dhe sfidave të kohës. KLSH, duke filluar nga viti i ardhshëm dhe në vijim, duhet të bëjë pjesë integrale të raportit që paraqitet në Kuvend, ku të përfshijë shkallën dhe mënyrën e zbatimit të rekomandim­eve, si dhe një raport kontrolli të cilësisë audituese. Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke filluar nga viti i ardhshëm, të bëjë pjesë integrale të raportit vjetor të performanc­ës analizën e shkallës së zbatimit të rekomandim­eve që kanë në përmbajtje të tyre masa zhdëmtimi”, thuhet në rezolutën e miratuar nga deputetët.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania