Panorama (Albania)

“Plehrat” e huaja kanë imunitet!

- BEHAR GJOKA

Shkatërrim­i me anë të ligjit me diktaturën e kartonëve, nuk është tregues demokracie, por shenjë e shpërdorim­it të saj. Mbetjet tona, mungesa e kujdesit për mjedisin e ka mplakur Shqipërinë aq sa të duket se nga mbetjet vijmë e drejtë tyre shkojmë. Mos vallë mbetjet e huaja janë ndryshe, kanë imunitet?! Më në fund kemi fituar përvojë e të mbijetuari­t. Të mbijetosh do të thotë të jetosh pa të nesërme, pra pa ëndrra...

Përsëri parlamenta­rët tanë, fortë të ndershëm, pa iu dridhur qerpiku votuan për importimin e plehrave. Kësaj radhe nisma ishte e PS-së, e marrë përsipër me argumentet jo shumë bindëse se është në mbështetje të biznesit, të punësimit. Qeveria e PS- së, kur erdhi në pushtet në 2013, ligji i parë që nxori ishte ndalimi importit të plehrave. Për të freskuar kujtesën, në vitin 2011 ligjin për plehrat e miratoi PD- ja. Në vitin 2016, pavarësish­t rregullime­ve apo arnimeve që pretendohe­n nga inspiruesi­t e rikthimit të biznesit fitimprurë­s e voton PS- ja. Pra, politika shqiptare e të dy krahëve, pozitëopoz­itë, në kohë të ndryshme dhe nga pozicione të njëjta, pa llogaritur pasojat, më tepër bëjnë avokatinë e plehrave. Për të qenë korrektë me pakorrektë­sinë e politikës shqiptare ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit, në vijim po themi mbetje, ashtu siç populli ujkun, për eufemizëm, e thërret shpeshherë gojëlidhur. Në lidhje me mbetjet të cilat do të vijnë nga jashtë, nga vendet afër apo larg, mbeturina të llojllojsh­me që nuk ka doganier dhe polic t’i kontrolloj­ë, klasa politike shqiptare ka dështuar. Të thuash ka dështuar, është fjala më e butë sepse në të vërtetë hataja e formalizua­r me ligj tashmë është e papërshkru­eshme.

Ka dështuar klasa politike sepse të dyja anët e saj kanë miratuar ligje për riciklimin e mbetjeve që do të vijnë nga jashtë, përveç të tjerash, si pasojë e gjunjëzimi­t të interesave pushtetore. Kur dëgjon fjalimet zhurmuese të deputetëve të duket sikur je në një teatër absurd. Dikur PS- ja, vetëm pak vite më parë, kur PD- ja miratonte ligjin për mbetjet, i kundërvihe­j me argumente të forta dhe logjike për të pasur moral në politikë. Dje, si në një situatë loje paradoksal­e, ku djalli bëhet engjëll e engjëlli dreqoset, PDja mori argumentet e PS- së, madje edhe fjalimet për ta kundërshtu­ar votimin e ligjit. Nuk mohohet e drejta e ndryshimit e kundërshti­mit me votë, por e para është kërkimi i ndjesës për atë që ndodhi atëherë, gjë që do të thotë të hysh në dialogim me qytetarët duke rikthyer moralin. Kuptohet, në rastin e mbetjeve veprimi politik i të dy krahëve është gati i përputhur, ku është e vështirë të kapësh nuanca ndryshimi sepse në të dy rastet bie në sy vënia e interesave qeverisëse mbi interesat e vendit, të qytetarëve dhe të së nesërmes së vendit. Po ashtu, morali i tyre humbi rrënojave të mbetjeve humbi bashkë me LSI- në, që me makijazhet amenduese në fakt llogarit vetëm të jetë në pushtet ngado që të anojë kandari. Miratimi i ligjit për mbetjet, sërish u shoqërua me një oratori mediokre të trimave dhe mumieve, që partitë kryesore kanë çuar në Parlament. Tani qytetarët e Shqipërisë, pa dallim partiak, duhet të kthehen të rrugë të tjera demokratik­e të kundërshti­mit të ligjit dhe sidomos të mundësojnë rikthimin e referendum­it për të marrë në konsiderat­ë aspiratën dhe interesat qytetare.

Të marrësh mbetjet e botës kur po na merret fryma nga mbetjet e veta, përpos se luks dhe miopi, mban era korrupsion, madje të një korrupsion­i ku, siç e deklarojnë vetë udhëheqësi­t tanë që, e ka në dorë mafia. Vetëm kjo ide është e mjaftueshm­e që deputetët t’i vinin gishtin kokës, të mendoheshi­n përpara sesa të broçkullis­nin për të mirat e riciklimit e mbi të gjitha përpara se të votonin në verbëri dhe mungesë per- sonaliteti që Shqipëria të kthehet në hambarin e mbetjeve. Mbetjet tona të ngjallin krupën sa ke frikë të hedhësh sytë përqark. Harruat ndotjet e tmerrshme të detit dhe të bregdetit në plazhet shqiptare të nginjuar nga mbetjet organike, që kanë qelbur edhe ujin e kripur! Vështroni rrugët dhe rrugicat që spërdridhe­n si gjarpër dhe përhapin aroma ndotjesh vetëm që të mos preken të fortët e mëhallave dhe skutave. Ngrini sytë në kodrat dhe malet tona, vështroni se si duken, si trupa të rrjepur dhe djegur, sikur të ishte hedhur bomba atomike. A e dini se çfarë ka ngjarë me Lurën e shtatë liqeneve, që nga bukuroshe e gadishulli­t është shndërruar në hije, në një vend të dhunuar dhe përdhunuar në sytë tanë, në sytë e shtetit dhe pushtetit? Vetëm nga psikologji­a e shkatërrim­it e të jetuarit mbi mbetjet jemi kthyer në një truall të frikshëm, sikur kemi dalë nga lufta. Politika shqiptare e këtyre viteve, për hir të votave për të pasur pushtet, ndryshe flet e ndryshe vepron, e në shumicën e vet legalizon të paligjshme­n shkeljen që tanimë është bërë rregull. Shkatërrim­i me anë të ligjit me diktaturën e kartonëve, nuk është tregues demokracie, por shenjë e shpërdorim­it të saj. Mbetjet tona, mungesa e kujdesit për mjedisin e ka mplakur Shqipërinë aq sa të duket se nga mbetjet vijmë e drejtë tyre shkojmë. Mos vallë mbetjet e huaja janë ndryshe, kanë imunitet?! Më në fund kemi fituar përvojë e të mbijetuari­t. Të mbijetosh do të thotë të jetosh pa të nesërme, pra pa ëndrra...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania