Panorama (Albania)

Rama në Grupin e PS për ligjin e mbetjeve: Diskutoni për risitë

-

Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamenta­r socialist, Kryeminist­ri Rama u kërkoi deputetëve që të përgatiten që në seancën plenare t’u përgjigjen akuzave të opozitës dhe të ambientali­stëve për ligjin e importit të mbetjeve. Burime nga mbledhja e Grupit Parlamenta­r pohuan se kreu i qeverisë u tha deputetëve se duhet të japin në diskutimet e tyre risitë e ligjit të ri, i cili është krejt ndryshe nga ligji i vitit 2013. Kryetari i Grupit Parlamenta­r ka njoftuar deputetët se miratimi i ligjeve që shoqërojnë ndryshimet kushtetues­e të Reformës në Drejtësi nuk do të kalojnë të enjten në Kuvend për miratim, por më 6 tetor, një javë më vonë. Për këtë, Ruçi ka dhënë disa arsye. Motivi i parë lidhet me mungesën e një pjese të mirë të ligjvënësv­e të enjten, të cilët ndodhen jashtë vendit në udhëtime zyrtare. Disa prej tyre në Këshillin e Europës, të tjerë në Komisionin Europian. Për miratimin e 6 ligjeve maxhoranca nuk mund t’i lejojë vetës mungesa që rrezikojnë 84 votat. Motivi i dytë lidhet me një kusht të artikuluar në Komisionin e Reformës nga LSI, e cila kërkon faturën financiare të tërë Reformës, rritjen e pagave dhe koston e ndërtimit të godinave të reja. Për këtë arsye, gjatë javës që vjen deputetët do të koordinojn­ë me qeverinë për të përcaktuar shifrat finale, se sa do të rëndojë në buxhet reformimi i Drejtësisë, para se ta miratojnë paketën e ligjeve. Mësohet gjithashtu se deputetët janë lajmëruar se ditën e shtunë do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS- së, në të cilën do të miratohen rregullore­t që shoqërojnë statutin e ri të partisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania