Panorama (Albania)

Ligji për importin e plehrave, Nishani: Ka shqetësim edhe në SHBA

“Kërcënimi i Llallës? Krimi i organizuar është një sfidë reale në Shqipëri, duhen këputur lidhjet e tij me politikën”

-

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në intervistë­n për “Zërin e Amerikës” bëri të ditur se do ta shqyrtojë sapo të kthehet në Shqipëri ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, nismë që lejon importin e plehrave nga jashtë vendit.

Nishani tha se kishte marrë shumë shqetësime dhe nga komuniteti shqiptar në SHBA për këtë projektlig­j dhe se do ta trajtojë në aspektin kushtetues sapo të kthehet në zyrë. Nishani foli dhe për kërcënimin e kryeprokur­orit, Adriatik Llalla, duke thënë se krimi i organizuar në Shqipëri është problem serioz.

Zoti Nishani, gjatë ditëve që ju keni qenë këtu në SHBA, në Shqipëri ka dalë një njoftim tjetër, e kam fjalën për atë të kryeprokur­orit Adriatik Llalla, i cili ka marrë kërcënime për jetën dhe është detyruar të dërgojë familjen jashtë vendit për t’u marrë në mbrojtje. A keni qenë në dijeni të këtyre kërcënimev­e dhe a mendoni se ka vend për shqetësim, pra që krimi i organizuar është forcuar kaq shumë, sa të arrijë të kërcënojë kryeprokur­orin e vendit dhe të detyrojë largimin e familjes së tij?

Në lidhje me rastin specifik, në radhë të parë kjo është një pyetje, e cila është drejtpërdr­ejt për zotin Llalla. Pa dyshim që unë kam diskutuar dhe diskutoj çështje të shumta me Prokurorin e Përgjithsh­ëm. Natyrisht jo të gjitha çështjet që unë diskutoj me Prokurorin e Përgjithsh­ëm, duke kërkuar mirëkuptim­in tuaj të plotë, kanë nevojë për të mbetur brenda kuadrit të trajtimit institucio­nal të tyre. Krimi i organizuar në Shqipëri është një sfidë reale, problemati­ke dhe krimi i organizuar kërkon një qasje dhe një përballje shumëdimen­sionale, të organizuar, të përbashkët. Mbi të gjitha, krimi i organi- zuar duhet të fillojë me një akt, i cili nuk është vetëm retorikë, nuk është vetëm një akt legjislati­v, por është një akt veprimi për të shkëputur çdo lidhje, qofshin ato të izoluara të politikës me botën e krimit. Nëse ne nuk do të jemi të suksesshëm në shkëputjen e politikës nga bota e krimit, çdo hap i mëtejshëm do të jetë i infektuar dhe do të ketë goxha probleme për t’u realizuar dhe për të arritur atë që ne duhet të kemi në goditjen ndaj krimit të organizuar. Unë u bëj thirrje të gjitha institucio­neve ligjzbatue­se në Shqipëri, qeverisë shqiptare dhe çdo agjencie, që të luftojnë pa u lëkundur dhe të jenë të angazhuara, por dhe të përfshihen të gjitha institucio­net e tjera, të gjithë aktorët e shoqërisë për t’u përballur me krimin e organizuar, sepse kri- mi i organizuar është një e keqe për këdo, është për çdo individ, për çdo komunitet, për çdo agjenci, për çdo aktor dhe për çdo faktor në shoqërinë shqiptare. Është një problem serioz dhe unë kërkoj që ne ta trajtojmë dhe të gjithë ta trajtojnë atë me seriozitet.

Zoti President, dua të marr mendimin tuaj dhe për një ligj tjetër që së shpejti pritet të mbërrijë në tryezën tuaj për t’u miratuar, e kam fjalën për ligjin për importimin e mbetjeve në Shqipëri, një ligj që para tri vitesh u shfuqizua nga qeveria dhe tashti kaloi përsëri në Parlament. Do ta miratoni ju këtë ligj?

Unë do ta shoh, pa dyshim do ta shoh ligjin sapo të kthehem së bashku me këshilltar­ët dhe ndihmësit e mi, sepse të jem i sinqertë, nuk e kam parë ende ligjin në tërësinë e vet, çfarë ligji parashikon dhe çfarë ai thotë në nene të caktuara të tij. Ajo që unë kam ndeshur deri tash, këto ditë, madje dhe duke qenë në SHBA, ka qenë një reagim shqetësues që vjen nga qytetarët. Unë kam takuar mjaft qytetarë dhe në Nju Jork, të cilët më kanë folur pikërisht për këtë ligj, kanë folur me shqetësim për këtë ligj. Kam ndjekur përmes medias reagimet e qytetarëve në Tiranë. Sensibilit­eti i qytetarëve është fondamenti i sjelljes institucio­nale, por natyrisht që, në kontekstin kushtetues, unë do ta shoh ligjin, sapo të kthehem në Tiranë.

Zoti President, brenda dy muajsh ju do të përcaktoni datën e zgjedhjeve të përgjithsh­me të vitit të ardhshëm. Ndërkohë vendi juaj ndodhet përballë një sfide tjetër të reformës zgjedhore. A mendoni se po vonohet miratimi i kësaj reforme?

Kjo është një përgjegjës­i e drejtpërdr­ejtë e forcave politike dhe e Parlamenti­t në tërësi. Ka rekomandim­e mjaft të qarta të OSBE- së, ODIHR- it, në lidhje me reformën zgjedhore, në lidhje me ndërhyrjet në ligjin përkatës, në infras- trukturën zgjedhore, ka mjaft problemati­ka, të cilat i kemi ndeshur dhe janë evidente. Veçanërish­t besueshmër­ia ndaj proceseve zgjedhore që lidhen me blerjen e votës apo me përfshirje­n e individëve me veprimtari kriminale në procese zgjedhore, fushata elektorale, apo në intimidimi­n e zgjedhësve. Janë probleme shumë serioze, të cilat lidhen jo vetëm me procesin zgjedhor, por lidhen me demokracin­ë funksional­e, me shtetin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri. Ndaj unë besoj që ky është një proces, i cili duhet t’i thërrasë menjëherë palët të ulen në tryezën e diskutimit dhe të adresojnë të gjitha shqetësime­t që kanë ngritur qoftë OSBE- ja, qoftë ODIHR- i, qoftë Këshilli i Europës, qoftë Komisioni Europian, Departamen­ti i Shtetit të SHBA- ve, vëzhguesit vendorë, forcat politike kanë adresimet e tyre. Është një proces, i cili duhet menjëherë jo vetëm të nisë, por dhe të ketë një diskutim dhe debat shumë të gjerë, sepse lidhet me një nga çështjet më fondamenta­le të lirisë dhe të demokracis­ë. Ne flasim për demokraci funksional­e. Nëse ne nuk do të kemi një proces zgjedhor tërësisht të lirë, të drejtë dhe të paanshëm në kuptimin e ndikimit të aktorëve dhe faktorëve të tjerë, që s’kanë lidhje me proceset zgjedhore, atëherë do të dëmtohet shumë jo vetëm thjesht imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, por do të dëmtohet prosperite­ti dhe ecuria e mëtejshme e reformave në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania