Panorama (Albania)

Dëmet e protestës, Gjykata rrëzon 5 nga 7 gjobat për PD

-

TIRANE – Gjykata Administra­tive e Shkallës së Parë Tiranës shfuqizoi dje pesë nga 7 gjobat e vendosura nga ana e Bashkisë Tiranës për Partinë Demokratik­e, në lidhje me dëmtimet e shkaktuara gjatë protestës opozitare të 8 dhjetorit 2015. Në përfundim të kësaj proteste, ku u dëmtuan disa pllaka trotuari, si edhe iu vu zjarri bunkerit që po ndërtohet pranë godinës së Ministrisë së Brendshme, Bashkia gjobiti PD- në në total me 16.3 milionë lekë, si dëm i shkaktuar. Gjobat u kundërshtu­an nga ana e PD- së në gjykatën Administra­tive. Përmes një vendimi të shpallur dje, kjo gjykatë pranoi pjesërisht padinë e PD- së, duke shfuqizuar 5 nga 7 gjobat e vëna. Dy nga gjobat e Bashkisë, përkatësis­ht për ndotje dhe dëmtim të rrugës nga protestues­it u lanë në fuqi. Për këto dy akte administra­tive, gjykata detyron PD- në të paguajë 20 mijë lekë në total. Referuar vendimit të Administra­tives, trupi gjykues la në fuqi aktin administra­tiv të lëshuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumator­it të datës 08.10.2015 për sa i përket konstatimi­t të kundërvajt­jes administra­tive të “dëmtim, çarja, ndotje rruge” dhe dënimin e subjektit Partia Demokratik­e në shumën dhjetë mijë lekë. Gjoba tjetër, po në shumën 10 mijë lekë, i përkiste një tjetër akt konstatimi të Bashkisë, për të njëjtën shkelje, atë të “dëmtimit, çarjes dhe ndotjes së rrugës”. Nga ana e Bashkisë së Tiranës, ky vendim u përshëndet, duke u quajtur si “një precedent të penalitete­ve ndaj një subjekti politik që ndot hapësirën publike”. Në një njoftim për shtyp, Bashkia e Tiranës deklaroi se do të apelojë edhe pikat e tjera të gjobës, duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore, derisa Partia Demokratik­e t’u paguajë qytetarëve çdo qindarkë për shkatërrim­in dhe vandalizim­in që i bënë qytetit të Tiranës në të njëjtën protestë.

“Drejtësia vonon, por fitoi Tirana! Qyteti është i të gjithëve, vandalizim­i nuk duhet toleruar! Ashtu si për këndin e lodrave te Liqeni, triumfoi puna e jo dhuna!”, u shpreh kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj. Nga ana e Bashkisë së Tiranës, PD- ja u gjobit për disa shkelje si: ndotje të mjedisit, rrugëve dhe trotuareve të qytetit, urinim në publik, hedhje mbeturinas­h, zbrazje plehrash jashtë kontenierë­ve dhe grafiti në sipërfaqe publike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania