Panorama (Albania)

Ahmetaj: Ligji garanton sigurinë

-

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha dje se ligji për importin e mbetjeve garanton sigurinë. “Lista e gjelbër e ligjit të mëparshëm ishte e hapur dhe kushdoqoft­ë mund të sillte mbetje në Shqipëri, kishte apo jo industri ricikluese. Ne sot kemi marrë listën e gjelbër dhe e kemi kufizuar atë vetëm me kapacitete­t ricikluese”, u shpreh ai. Siguri shtesë për këtë import, Ahmetaj përmendi edhe skanimin nëpër dogana. “Do të bëjë dallimin e lëndëve radioaktiv­e. Ekzistenca e skanerit garanton edhe më shumë sigurinë e importit. Dhe ne kemi bërë autorizim të importit të mbetjeve që riciklohen në fabrikën e vet dhe vetëm me kapacitete­t e mundshme të riciklimit. Ligji i 2013- s, thoshte që lista e gjelbër mund të importohet e gjitha pa kufizim dhe e palidhur me kapacitete­t përpunuese, ne themi jo lista e gjelbër është e kufizuar vetëm në ata artikuj që mund të ripërpunoh­et nga industria ricikluese në Shqipëri”, tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania