Panorama (Albania)

Punonjësit socialë, Klosi: Testim në datat 5 e 6 tetor

Në “sitë” 550 punonjës, largohen ata që nuk kalojnë testin

-

Çdo punonjës i shërbimit social në institucio­net e përkujdesi­t shoqëror do t’i nënshtrohe­t vlerësimit të njohurive për të dytën herë në harkun e një viti. Vetëm pasi të ketë kaluar këtë filter të ri, ai do të konsideroh­et i aftë për të ruajtur vendin e punës. Paralajmër­imin e dha ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Gjatë prezantimi­t të axhendës për fëmijët në 5 vitet e ardhshme, Klosi bëri të qartë se të gjithë ata që nuk do ta kalojnë këtë testim, nuk do të jenë më pjesë e shërbimit social. Një vit më parë, ata u testuan për njohuritë, por rezultatet e provimit nuk sollën penalitete­t e paralajmër­uara. Por nuk do të ndodhë e njëjta gjë këtë vit, ku masa e shkarkimit duhet të jetë e pritshme për ata që nuk e kapërcejnë pragun e kalueshmër­isë. “Ne kemi bërë një testim si një vit më parë, testim i cili ishte për të gjithë punonjësit socialë. Për 550 punonjës socialë, tashmë do të bëhet testimi i dytë në datën 5 dhe 6 tetor i lidhur dhe me datën 2 tetor, që është dhe dita kundër dhunës. Kush nuk e kalon këtë testim, nuk do të jetë pjesë e shërbimit social. Në datat 5 dhe 6, ky testim do të bëhet dhe duam shumë të jemi të monitoruar”, u shpreh Klosi. Ministri u ndal edhe në axhendën 5- vjeçare, dokumentin në të cilin janë përvijuar të gjithë hapat konkretë që do të ndërmerren për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. “Eliminimin e të gjitha formave të dhunës është detyrimi i kësaj strategjie të re, e cila ka të bëjë me mekanizmin për të goditur çdo shfaqje të dhunës, mekanizma të ngritura tashmë sesi institucio­net duhet të veprojnë. Si vepron shkolla kur fëmija vjen i dhunuar nga familja, si vepron familja kur fëmija vjen i dhunuar nga shkolla, si vepron shoqëria kur ka mundësi të evidentojë një rast dhune. Ne kemi raste të shtuara denoncimi dhe kjo sepse kemi folur shumë për këtë punë. Kemi numrat të vënë në dispozicio­n 116 – 111, për rastet e emergjencë­s”. Në fjalën e mbajtur Klosi e vuri theksin në mungesën e ndërgjegjë­simit nga ana e qytetarëve për të raportuar rastet e dhunës, duke nënvizuar se kjo i bën mirë jo vetëm familjes së dhunuar, por në tërësi të gjithë shoqërisë.

 ??  ?? Ministri Klosi dje gjatë prezantimi­t të axhendës
Ministri Klosi dje gjatë prezantimi­t të axhendës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania