Panorama (Albania)

Rrugë e re në Farkë, Veliaj: Standarde të njëjta

-

Lundra me Farkën tashmë lidhen përmes një rruge me standarde bashkëkoho­re. Duke ndjekur nga afër punimet, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, vuri në dukje se Bashkia synon të realizojë investime të njëjta jo vetëm në qendër, por dhe në periferi. “Falënderoj kolegët që janë përkushtua­r për këtë investim cilësor. E vlerësoj shumë, sepse ka qenë gjithmonë sfidë se si të krijojmë një kohezion midis njësive të reja, që i janë bashkuar Tiranës dhe qendrës së qytetit. Ky është një investim, i cili ndihmon lidhjen mes zonës së Lundrës dhe Farkës, për 3 mijë banorë që kanë zgjedhur të jetojnë këtu”. Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan për të gjitha rrugët lidhëse mes fshatrave që jo vetëm do të përmirësoj­në ndjeshëm infrastruk­turën, por parashikoh­et të rrisë ndjeshëm vlerën e pronës. “Kemi një plan rrjetesh që lidhin fshatrat jo vetëm këtu në Farkë, por edhe në Petrelë, Bërzhitë, në Krrabë, sidomos me rrugën kryesore që lidh Krrabën me autostradë­n Tiranë- Elbasan”, vuri në dukje Veliaj. Sipas kryebashki­akut, investimet e Bashkisë janë edhe impakt i taksës së pronës, e cila për herë të parë këtë vit është vjelur në masën 93%.

 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj gjatë inaugurimi­t të rrugës
Kryebashki­aku Veliaj gjatë inaugurimi­t të rrugës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania