Panorama (Albania)

Policët e mbijetuar: Për 30 minuta do të mbyllnim turnin

Dy efektivët e plagosur në Kamzë rrëfejnë momentin e përplasjes. Kapet i dehur autori

- ETLEVA DELIA

Aksidenti fatal, që i mori jetën një efektivi policie dhe plagosi rëndë dy të tjerë, ndodhi vetëm gjysmë ore para se ata të mbyllnin shërbimin dhe të ktheheshin në shtëpi.

Por një goditje e fortë në pjesën e pasme të furgonit, ku ndodheshin 3 efektivët në Kamzë, e rrotulloi dy herë në asfalt automjetin, duke bërë që njëri prej tyre të mbetet i vdekur, pasi koka iu përplas në asfalt. Kanë qenë vetë efektivët e plagosur, kolegët e 41vjeçarit Ervin Haxhiu, ata që kanë treguar dinamikën e ngjarjes. Tashmë, Ismail Hoxha dhe Besim Voji e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe janë të gatshëm të tregojnë aq sa mbajnë mend nga aksidenti. Është 42- vjeçari Voji ai që ka qenë i vetëdijshë­m pas përplasjes fatale, pasi dy kolegët e tij kishin humbur ndjenjat. Ai tregon se ndodhej në sediljen e parë të furgonit, ndërsa në timon ishte 52- vjeçari Ismail Hoxha dhe pas kolegu që ndërroi jetë, Ervin Haxhiu. Sipas dëshmisë së tij, nga goditja e fortë makina e tyre është rrotulluar dy herë në asfalt dhe të tre kanë dalë me plagë të rënda e të gjakosur. Furgoni me targë Policia 2164 ishte nisur për të kryer patrullimi­n e fundit nga Komisariat­i nr. 5, në drejtim të kryqëzimit të Bathores, ku do të kthehej sërish në Komisariat, dhe tre efektivët do të dorëzonin turnin. Por 30 minuta, para se ata të mbyllnin shërbimin, teksa lëviznin ngadalë përgjatë Bulevardit Blu, para shkollës “Ibrahim Rugova”, janë goditur nga mjeti “Lexus” që po lëvizte me shpejtësi pas tyre. Policia tha dje se ka arrestuar drejtuesin e fuoristrad­ës me targë TR 878 T, që shkaktoi aksidentin, 22- vjeçarin Arnold Kola, djali i ish- deputetit socialist të Shkodrës, Ndue Kola. DESHMIA E POLICEVE

“Gjysmë ore para se të linim shërbimin, na goditi një makinë me shumë forcë. Kemi qenë duke ecur, kur morëm një goditje të fuqishme nga mbrapa. Nuk e kuptuam kur dhe si na erdhi goditja. Furgoni ynë pësoi dy rrotullime në vend. Kur më nxorën nga makina, pashë dy kolegët e shtrirë. Nuk mbaj mend shumë gjëra. Ishte një fragment sekonde, kur ndodhi gjithçka”, ka treguar dje nga Spitali i Traumës efektivi i plagosur, Besim Voji. Ndërsa efektivi tjetër, Ismail Hoxha, nuk mban mend thuajse asgjë nga ajo që ka ndodhur. Ai ka pësuar një goditje të fortë në kokë dhe për pasojë ka humbur ndjenjat. “Ishim duke patrulluar pranë shkollës se mesme në Kamzë. Unë isha në vendin e parë, ndërsa kolegu tjetër ishte në drejtim të mjetit. Ervini ka qenë në ndenjësen e pasme. Ora ishte afërsisht 20: 30, nuk e mbaj mend saktësisht, kur u goditëm në mënyrë të papritur nga pas. Ishte goditje shumë e fortë. Nuk kuptova asgjë çfarë ndodhi, ndërsa furgoni u rrotullua. Më pas furgoni më ka nxjerrë në mënyrë të menjëhersh­me jashtë, ndërsa pashë dy kolegët e mi të shtrirë. Menjëherë kam kërkuar ndihmë dhe bëra thirrje në radio. Pas thirrjes sime dëgjova shefin e Komisariat­it, Sali Skuraj, që ndërhyri menjëherë në komunikim dhe ur- dhëroi që të niseshin forcat drejt vendit të ngjarjes. Di që u nisën kolegët dhe më kanë nisur në spital me një veturë private mua dhe kolegët e mi. Më pas nuk mbaj mend më asgjë”, tregon Besim Voji.

ARRESTIMI Policia e Tiranës tha dje se është arrestuar si shkaktar i aksidentit drejtuesi i automjetit “Lexus”, 22- vjeçari Arnold Kola, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21: 15, në Bulevardin Blu të Kamzës. “Mjeti tip ‘ Lexus’, me targë TR 8788 T, me drejtues shtetasin

 ??  ?? MAKINA E 22- VJEÇARIT PAS AKSIDENTIT ME POLICINE
MAKINA E 22- VJEÇARIT PAS AKSIDENTIT ME POLICINE
 ??  ?? Polici i aksidentua­r në detyrë, Ervin Haxhiu
Polici i aksidentua­r në detyrë, Ervin Haxhiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania