Panorama (Albania)

Konflikti për një rrip toke, tenton të vrasë kryeplakun e fshatit

-

DIBER- Policia e Dibrës arrestoi dje një shtetas që kërcënoi me armë zjarri kryeplakun e fshatit, pas një konflikti pronësie mes tyre. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Hurdhë Muhurr, njësia administra­tive Muhurr, ndërsa arma e gjahut që iu sekuestrua ishte me fishek në gojë. “Autorit Hakik Prençi, 66 vjeç, iu sekuestrua­n dy armë gjahu çifte dhe fishekë. Ai u arrestua për veprat penale të ‘ kanosjes’ dhe ‘ mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë’, thanë burime pranë Komisariat­it Dibër. Sipas Policisë, në vendin e quajtur ‘ Fusha e Lopës’, rreth 1 km sipër fshatit Hurdhë Muhurr, Prençi i ka zënë rrugën shtetasit S. H., 29 vjeç, lindur e banues po në këtë fshat dhe i ka drejtuar armën e gjahut, e cila rezultonte e mbushur me një fishek në gojë. “Shtetasi S. H., pasi njoftoi policinë ka tentuar për t’i marrë armën e gjahut 66-vjeçarit. Nga përleshja mes tyre nga shtetasi Hakik Prençi është shkrehur arma e cila fatmirësis­ht nuk ka dëmtuar asnjërin nga personat e përfshirë në konflikt. Në vendngjarj­e ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka bërë bllokimin e armës së gjahut, si dhe shoqërimin e palëve në konflikt për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Hakik Prençi u gjet edhe një armë tjetër gjahu, çifte dhe fishekë”, bëri të ditur Policia. Konflikti mes Prençit dhe kryeplakut të fshatit Muhurr ka nisur vite më parë për një rrip toke në këtë fshat. a. l

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania