Panorama (Albania)

Uniforma e Policisë, firma fituese hetohet për evazion

Faturat në emër të saj u gjetën te zyra e falsifikim­eve

-

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet ndaj kompanisë fituese në tenderin për uniformat e Policisë, “Marsi& Al”.

Ndaj kësaj kompanie po kryhen hetime nga Prokuroria për “evazion fiskal” dhe “mashtrim”, pasi në emër të saj janë gjetur disa fatura në studion e kontabilit­etit të shtetasve Hazbije e Ramazan Leka. Këta dy persona ranë në pranga më 10 maj 2016, pasi policia e prokuroria zbuluan studion në të cilën dyshohet se kryheshin vepra të “fshehjes së të ardhurave” dhe “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Zbulimi i kësaj zyre është bërë gjatë operacioni­t të koduar “Kontabilis­ti”. Gjatë kontrollit në zyrën e kontabilit­etit në fjalë janë gjetur 40 vula, 10 kasa fiskale, blloqe tatimore, 4 njësi kompju- terike dhe një server bashkë me sende të tjera të përdorura gjatë aktiviteti­t kriminal. Në kasafortën e kësaj zyre, si dhe në disa hapësira të përshtatur­a në mure janë gjetur dosje të shumta me fatura fiktive të plotësuara në emër të kompanive të ndryshme, me qëllim përfitimin e rimbursimi­t të TVSH- së. Sipas Prokuroris­ë, mes kompanive që kanë plotësuar fatura të tilla është edhe “Marsi& Al”, e cila në fund të vitit 2015 u shpall fituese në tenderin për prodhimin e 27900 uniformave të Policisë së Shtetit. Dokumentet e gjetura në zyrën e kontabilit­etit të dyshuar për manipulime kanë qenë një nga burimet e informacio­neve, mbi të cilat filloi hetimi për tenderin e uniformës së policisë, rreth 6 muaj më parë. Ndërkohë, ditët e fundit edhe Policia e Shtetit ka bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj kompanisë “Marsi& Al”. Abuzimi më i madh i gjetur deri tani është fakti se kompanitë fituese ( bashkim kompanish) kanë mashtruar në lidhje me prodhimin e uniformës në Turqi, pasi veshjet janë prodhuar në Shqipëri. Në kallëzimin e bërë katër ditë më parë në Prokurori, Policia e Shtetit vë në dukje se për shkak të mospërmbus­hjes së detyrimeve kontraktor­e nga kompania fituese në tender është dëmtuar prezantimi në komunitet i efektivëve të Policisë së Shtetit.

 ??  ?? Gjatë prezantimi­t të uniformave të Policisë
Gjatë prezantimi­t të uniformave të Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania