Panorama (Albania)

Familjarët e Arapit: S’qëlloi djali ynë, arma e ndryshkur

-

Paraditen e së hënës, në fshatin Shëndëlli është zhvilluar ceremonia mortore e 48vjeçarit Aleksandër Bardhi. Në banesën e tij janë vënë re edhe familjarë të 15- vjeçarit Gj. Arapi, të cilët kanë shkuar për ngushëllim. Burime konfidenci­ale bëjnë të ditur se edhe familjarë të tij nuk kanë pranuar që djali i tyre të ketë kryer krimin, madje duke shtuar se arma që u gjet e groposur kishte ngelur aty që prej vitit 1997 dhe kjo duket ngaqë është e ndryshkur. Megjithatë, për shkak se familjet edhe pse në këtë fshat, vazhdojnë të ruajnë tradita të forta të zonës nga e kanë origjinën, policia ka mar- rë në mbrojtje si familjen Arapi, edhe atë Dedaj, nga frika e ndonjë gjakmarrje­je të mundshme. Mësohet se fisi i viktimës dhe fisi Arapi janë dy prej fiseve më të mëdha në fshatin Shëndëlli. Dy të ndaluarit Fernando Deda dhe Gjergji Arapi ndodhen në paraburgim­in e Sarandës në pritje të seancës gjyqësore për të përcaktuar masën e sigurisë. Në asnjë moment ata nuk e kanë pranuar krimin, ndonëse sipas Policisë ka prova të forta që provojnë se ata qëlluan ndaj 48vjeçarit Aleksandër Bardhi mesnatën e së shtunës, duke i shkaktuar vdekjen, vetëm 10 minuta larg fshatit Shëndëlli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania