Panorama (Albania)

Banesa e drogës në Ishëm, burg dy transportu­esve

-

DURRES- Gjykata e Durrësit la dje në burg dy shoferët që transporto­nin punëtorët te punishtja e hashashit në Rrotull të Ishmit. Julian Dame dhe Altin Lleshi u hetuan fillimisht në gjendje të lirë, por Prokuroria ka kërkuar ndalimin e tyre pas dyshimeve se ata ishin të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve janë shtuar dyshimet se ata, veç rolit të transporti­t të punëtorëve, kryenin edhe furnizimin me ushqime për ta, bënin roje te punishtja e drogës dhe mbikëqyrni­n mbarëvajtj­en e procesit të përpunimit të hashashit që kryhej nga 13 punëtorët ( gra e burra të zonës), të cilët paguheshin 15 mijë lekë të vjetër në ditë. Të njëjtat burime pohojnë që ka dyshime se punishtja e drogës përdorej nga një grup kriminal mjaft aktiv në zonë. Vila dykatëshe e përshtatur si punishte përpunimi droge, mësohet se ruhej në distancë dhe pranë objektit nga persona të maskuar dhe armatosur, të cilët dyshohet të jenë anëtarë të grupit kriminal që vepronin kryesisht në zonën e Ishmit. Policia e Durrësit vijon hetimet për dokumentim­in e ngjarjes, ndërsa po punohet për arrestimin e pronarit të vilës, Besmir Agasit, 47 vjeç. Në këtë banesë policia sekuestroi 300 kg kanabis e gatshme për t’u hedhur në treg. Në vilë policia gjeti edhe 9 punëtorë. l. m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania