Panorama (Albania)

Historia e shoqes së Nexhmije Hoxhës, që u zhduk pas luftës

-

Aq sa befasues ka qënë arrestimi i Hatlije Tafanit në mesnatën e 15 majit ' 45, po aq tronditës ka pasuar lajmi se ajo akuzohej si autorja e një vrasje te stadiumi "Dinamo" dhe e tre letrave me përmbajtje kundër regjmit. Vajza që s'kishte asnjë lidhje me njerëzit e klasave të përmbysura, me tregëtarët e floririt dhe përfaqësue­sit e mbretit Zog, për policinë sekrete rezultonte se bashkëpuno­nte me ta. Ndodhte kjo kur 25 vjeçarja nga Tirana, viktimë e asaj nate të zezë, njihej në qytet dhe në rrethina, për kontribute të spikatura në luftën çlirimtare. Ajo kishte qenë nga të parat ndër moshataret e saj, që ishte bërë pjesë e lëvizjes komuniste dhe kishte luftuar në radhët e formacione­ve partizane kundër okupatorëv­e nazifashis­të. Lajmin për arrestimin e saj e bënte akoma më misterioz fakti që Hatlija ishte një nga shoqet e afërta të Nexhmije Hoxhës, gruas së shefit të regjimit dhe Fiqrtete Shehut e Liri Belishovës, me të cilat kishte ndarë dit- netët e vështira të ilegalitet­it dhe lufimeve në Tiranë. Arrestimi dhe zhdukja pa gjurmë e saj, s'u sqarua asnjëherë e plotë. Thanë se e kishin vrarë dhe varrosur fshehtas. U fol që kishte vrarë vehen. Zëra të tjerë pohonin se e kishin gjetur të coptuar në kazanin e plehrave të spitalit. Drama e mikeshës së gruas së Hoxhës, u burgos përjetësis­ht në harresë. Për disa numra me radhë gazeta "Panorama" është duke publikuar dokumenta e dëshmi që ndriçojnë për herë të parë enigmat e ngjarjes makabre. Ndër më interesant­et ndër to kanë qënë relacionet e kreut të sigurimit për rrethanat e arrestimit dhe vdekjes së Tafanit, kujtimet e nënës së vajzës fatkeqe dhe letrat e saj në adresë të Enver Hoxhës e Liri Belishovës si dhe një mori dëshmishë nga të njohur e bashkëkohë­s të shoqes së Nexhmijes. Pjesa në vijim sjellë rrëfimin rrënqethës të mbesës së Hatlije Tafanit që zbulon një histori sa të tmerrshme aq dhe mizore...

 ?? Nexhmije Hoxha ??
Nexhmije Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania