Panorama (Albania)

LSDM akuzon VMRO- DPMNE për shantazh ndaj BDI- së

-

Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Socialdemo­krate e Maqedonisë, ka akuzuar partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO- DPMNE- në, se nëpërmjet mediave në Kosovë publikon materiale të përgjuara, me qëllim që të shantazhoj­ë politikish­t partnerin e saj të deritanish­ëm mes shqiptarëv­e, Bashkimin Demokratik për Integrim. Sipas LSDM- së të drejtuar nga Zoran Zaev, me materialet e reja që qarkullojn­ë në rrjetet sociale, VMRO- DPMNE synon diskrediti­min e partisë së Ali Ahmetit, Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilin e ka partner koalicioni prej mbi një dekade. LSDM ka kërkuar nga Prokuroria Speciale në Maqedoni që të sanksionoj­ë përgjimin ilegal. Sipas “Express”, në materialet që së fundmi qarkullojn­ë në rrjetet sociale, janë disa biseda private dhe zyrtare mes funksionar­ëve të lartë të BDI-së. “Të gjitha materialet nga ‘ E vërteta për Maqedoninë’, që i posedonte LSDM- ja, janë në Prokurorin­ë Speciale Publike. Paralajmër­ojmë se porositësi­t e përgjimeve, Gruevski, Mijallkov ( ish- kreu i Shërbimeve Maqedonase të Inteligjen­cës) dhe bashkëpunë­torët e tyre do të përpiqen t’i shfrytëzoj­në materialet që posedojnë për shantazh për qëllime të ndryshime dhe kjo tani dëshmohet me porositë që ia dërgojnë partnerit të koalicioni­t, Ali Ahmetit”, tha Petre Shilegov, nga LSDM- ja. Prej kohësh LSDM kishte në duar përgjimet e kryera nga Gruevski dhe i publikonte ato pak nga pak, duke paraqitur skandale korruptive dhe kontrolli të theksuar shtetëror.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania