Panorama (Albania)

SHBA, mbahet debati i parë presidenci­al Clinton - Trump

-

Donald Trump dhe Hillary Clinton po përballen në debatin e parë televiziv të kandidatëv­e presidenci­alë në SHBA. Ata do të kenë podiume të madhësive të ndryshme gjatë debatit të tyre, ndërkohë që sondazhet tregojnë se gara është shumë e ngushtë. Debati zgjat 90 minuta pa ndërprerje publicitar­e, në Universite­tin “Hofstra” në Hempstead, Nju Jork, me prezantues­in e “NBC News”, Lester Holt, si moderator. Mediat lokale kanë raportuar se fushata e Clinton kishte kërkuar një podium me porosi për të eliminuar diferencën në lartësi mes saj dhe Trump- it. Clinton është 1.63 m e gjatë, ndërsa Trump 1.88 m. Stafi i fushatës së saj ka kërkuar që ajo të debatojë mbi një shtesë në podium për të mos u paraqitur fizikisht më e vogël se Trump, duke evituar kështu edhe efektin psikologji­k të madhështis­ë. Sipas “The Drudge Report”, komisioni i debatit e ka refuzuar kërkesën që Clinton të ngjitet mbi stol, duke e lejuar atë që të përgatisë një podium me porosi në mënyrë që të përshtatet me përmasat e saj. Fotot e postuara para debatit nga reporterja e WABC, Rita Cosby, duket se tregojnë podium të përmasave të ndryshme. Debati shihet si vendimtar në përcaktimi­n e rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit. Dhjetëra miliona njerëz pritet ta ndjekin atë gjatë 90 minutave. Përballja parashikoh­et të jetë shumë interesant­e. Clinton, e cila ka rreth 40 vjet në skenën politike, ku mes të tjerash ka shërbyer edhe si sekretare shteti, do të jetë përballë miliarderi­t Donald Trump, i cili është përfshirë në politikë që kur vendosi të kandidojë si President. Por për kamerat është i njohur me emisionet e tij. Debate po mbahet në një kohë kur sondazhet e fundit të mbajtura nga “Washington Post- ABC News” treguan se avantazhi i lehtë i Clinton ndaj Trump është zhdukur. Në garën mes katër kandidatëv­e, përfshirë liberalin Gary Johnson dhe kandidaten e Të Gjelbërve, Jill Stein, Clinton dhe Trump kanë një mbështetje prej 41 për qind. Ndërsa në sondazhin ku pyetet vetëm për dy kandidatët e partive të mëdha, Trump dhe Clinton kanë nga 46 për qind mbështetje secili. Shumë analistë thonë se debatet nuk shërbejnë për të bërë që kandidatët të fitojnë në zgjedhje, por mund t’i kushtojnë atyre humbjen.

 ??  ?? Podiumet e Clinton dhe Trump gjatë përgatitje­ve për debatin e parë presidenci­al
Podiumet e Clinton dhe Trump gjatë përgatitje­ve për debatin e parë presidenci­al

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania