Panorama (Albania)

Schröder në Tiranë: Reformat do japin fryte pas pesë vitesh

Ish- kancelari bëri një prezantim mbi zgjerimin dhe Shqipërinë

-

Shqipëria është vend kyç në rajon, kështu ishte para shumë vitesh dhe kështu është edhe sot në kursin e qeverisë federale gjermane; reformat e vështira sjellin fryte vetëm pas tre apo pesë vitesh dhe sfidat me të cilat përballet vetë Europa sot, mund të përballohe­n vetëm duke qëndruar të bashkuar.

Këto ishin mesazhet kryesore që përcolli Gerhard Schröder në Tiranë, ish- kancelari gjerman, i cili njihet për rolin e tij nxitës të integrimit europian. Të hënën ai mbajti në COD një prezantim “Mbi sfidat ekonomike, të emigracion­it dhe të integrimit brenda projektit europian”. Në panel me zotin Schröder ishte edhe Kryeminist­ri Edi Rama, të cilët përballë audiencës me diplomatë, politikanë, ligjvënës, përfaqësue­s të medias, shoqërisë civile, profesorë e studentë, trajtuan situatën e sotme të Bashkimit Europian, procesin e zgjerimit, Shqipërinë dhe rajonin. Në prezantim, ish- kancelari Schröder, 72 vjeç, e vlerësoi Shqipërinë një vend kyç në Ballkanin Perëndimor. “Kështu ishte që në mandatin tim qeverisës, dhe për mua është kënaqësi të mund të them se kjo është gjithashtu një linjë orientuese e politikës aktuale të qeverisë federale. Gjatë vizitës së saj vitin e shkuar, Kancelarja Merkel e ka bërë të qartë që Gjermania do të vazhdojë të mbështesë vendin në rrugën drejt BE- së. Dhe në nivel europian hapat e Shqipërisë gjejnë një vlerësim të konsiderue­shëm”. Zoti Schröder, i cili në mënyrë të guximshme arriti të ndërmerrte një program të ri reformash, që u quajt “Agenda 2010”, me të cilin bëri të mundur përshtatje­n e sistemeve sociale të vendit me epokën e re, theksoi se rruga drejt Europës nuk është e lehtë, kërkon reforma të thella, por kursi i reformave është gjithmonë i vështirë. Por edhe vetë Europa është përballë sfidash që kërkojnë ndërmarrje­n e një programi të ri reformash, që ai i quajti një “Axhendë e re 2010”. Sipas zotit Schröder, nëse duhet të ndërmerrni reforma të vështira, do të keni para një periudhë kohore boshe. Që do të thotë se nëse i merrni tani vendimet, rezultatet pozitive keni për t’i parë 3- 5 vite më vonë. Por sipas tij, politikanë­t duhet ta kalojnë këtë fazë dhe duhet ta kuptojnë ç’do të thotë lidership politik, pra nuk duhet të heqin dorë. “Për të gjithë ata që duan të bëjnë reforma, është diçka që nuk duhet ta harrojmë dhe mendoj se është diçka që e majta nuk duhet ta harrojë që: ose ne duhet ta modernizoj­më vetë veten - dhe ashtu siç ju thatë me këtë nënkuptoni ekonominë e tregut, - ose të tjerët do të na modernizoj­në, me të cilat ju nënkuptoni forcat e pakontroll­uara të tregut, që do t’i lënë thjesht mënjanë elementët socialë”, u shpreh Kryeminist­ri Rama. Europa, nënvizoi zoti Schröder, është sot përpara sfi- dash të rëndësishm­e dhe këto sfida mund të përballohe­n së bashku. Nëse Europa kërkon të ekzistojë në mënyrë të suksesshme në një sistemin ekonomik të globalizua­r dhe multipolar­e, atëherë ajo duhet të rritet ekonomikis­ht e politikish­t si një e tërë. Këto janë sfida që ne duhet t’i përballim vetëm nëse veprojmë në mënyrë të përbashkët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania