Panorama (Albania)

Tr. i Dinamos, Sopiç: Nuk e kam frikë Juventusin

-

Zeljko Sopiç ka besim se skuadra e tij do të bëjë një ndeshje të madhe ndaj Juventusit. "E dimë forcën e bardhezinj­ve. Ata mund të fitojnë trofeun, por ne do të luajmë vetëm për fitore. Nuk i kemi frikë. Pjaca? Do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë. Ka teknikë dhe talent. Duhet të punojë shumë", tha Sopiç në konferencë­n për shtyp.

Oliver Kahn: Reali do të vuajë, nuk është ende në formë

Oliver Kahn ka analizuar ndeshjen e sotme midis Borusias dhe Realit, duke parashikua­r vështirësi për spanjollët. "Do jetë një ndeshje me ritëm të lartë për të dyja skuadrat. Por madrilenët do vuajnë pasi nuk janë ende në formë të mirë fizike. Ndërsa Dortmundi ka më tepër freski dhe besim për këtë ndeshje. Mendoj se Tuhel do të përfitojë nga disa prej lojtarëve që janë në maksimumin e tyre. Zidan është një trajner i shkëlqyer për Realin, pasi ka pozitivite­t në atë që bën", deklaroi Kahn.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania