Panorama (Albania)

Ronaldo e shau nga nëna, Zidan: Gjëra që ndodhin

-

Kristiano Ronaldo e tregoi hapur mërzitjen e tij për zëvendësim­in ndaj Las Palmasit. Portugezi shfryu në momentin që doli nga fusha, por edhe kur u ul në pankinë. Media spanjolle ka zbardhur ditën e djeshme fjalët që ka thënë ylli i Realit kundrejt trajnerit, duke përdorur leximin e buzëve. "Kanë mbetur edhe 20 minuta. Edhe 20 minuta... Bir k...". Gjithsesi, kreu i pankinës nuk ka preferuar që të vazhdojë polemikat. "Të mërzitesh kur ndërrohesh, është diçka normale. Unë nuk jam një njeri i ashpër, ndërsa Ronaldo është inteligjen­t. E dimë që jemi këtu për të njëjtin mision, që të ndihmojmë ekipin që të fitojë. Kam folur me Kristianon pas ndeshjes ndaj Las Palmasit dhe i kemi të qarta të gjithë. Ai është një futbollist i shkëlqyer dhe do mundohemi që ta administro­jmë si duhet", deklaroi Zidan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania