Panorama (Albania)

Alegri: S'e kujton njeri Tevezin, por Barçën kampione

-

Masimilian­o Alegri kërkon patjetër 3 pikët që Juventusi të kualifikoh­et si skuadra e parë në grupin H. "Mendojmë të marrim 3 pikët dhe pastaj të bëjmë llogaritë për të ardhmen. Nuk e dimë sa pikë na duhen për t'u kualifikua­r në raundin tjetër, por e dimë që na pret një transfertë e vështirë. Në Champions nuk ka ndeshje të lehta. Pas 31 majit nuk e kujton asnjëri golin e Tevezit në finale, por kujtojnë Barcelonën që fitoi Champions- in. Edhe për 10 vitet e ardhshme do të flitet për Barcelonën kampione të Europës në vitin 2015. Duhet të punojmë për të fituar", ka deklaruar Alegri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania