Panorama (Albania)

Koncesioni 320 milionë euro, skandal me tenderin

PER RRUGEN E KOMBIT

- DORINA AZO

Zbulohen dokumentet e tenderit të Ministrisë së Transporte­ve: Nga shkelja e ligjit për afatet e ankimimit tek injorimi i letrës së IFC, që rekomandon­te fituesin

Më datë 22 korrik, Ministria e Transporti­t shpalli fituesit e koncesioni­t të Rrugës së Kombit.

Bëhet fjalë për investimin mbi 320 milionë USD, që do të bëhej për mirëmbajtj­en dhe investime të tjera në rrugë, kundrejt pagesës që do të merrej nga çdo makinë që do të kalonte në rrugë. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, me kryetar Eduard Seitaj, vendosi të shpallë fituese ofertën e konsorcium­it të kryesuar nga “Vendeka”, me vlerë investimi 320 milionë euro, dhe të skualifiko­jë ofertën e konsorcium­it “Catalyst”, me vlerë investimi 217 milionë euro. Vendimi, që gazeta e disponon, është firmosur nga anëtarët e Komisionit në Ministrinë e Transporte­ve. Por nga data 22 deri dje, kanë rrjedhur shumë ujëra në qeverinë shqiptare dhe habitshëm fituese nuk është më “Vendeka”, por “Catalyst”. DOKUMENTI I IFC Qeveritë shqiptare kanë pasur boll probleme me koncesione­t. Sot ka dyshime dhe akuza të ndërsjellt­a politike se koncesione­t janë pjesë e aferave dhe “ndereve”, që qeveritë u kanë bërë pjesëve të caktuara të biznesit. Për të qartësuar se koncesioni i Rrugës së Kombit do të shmangej nga ndikimi politik i Tiranës, qeveria kontraktoi IFC, pjesë e Bankës Botërore. IFC, e cila që nga viti 1991 ka investuar më shumë se 800 milionë USD në Shqipëri, do të kontrollon­te dhe konsultont­e dokumentet e tenderit për koncesioni­n e rrugës. Gazeta posedon letrën e IFC, dërguar më datë 18 korrik për ministrin Haxhinasto. Letra është një përgjigje e kërkesës së Ministrisë së Transporti­t lidhur me tenderin e koncesioni­t të Rrugës së Kombit. Dhe shkresa e IFC thekson se ministria duhet të skualifiko­jë konsorcium­in “Catalyst” dhe të preferojë konsorcium­in “Vendeka”. Mbi bazë të kësaj shkrese, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka bërë skualifiki­min e “Catalyst” dhe shpalljen fitues të konsorcium­it “Vendeka”. Por nuk mbaron me kaq.

Qeveria ka krijuar Komisionin e Prokurimit Publik. Ky i fundit është institucio­ni ku firmat ankohen për rezultatin e tenderave qeveritarë që zhvillohen në Shqipëri. Komisioni i Prokurimit Publik ka një tjetër mendim me IFC dhe Ministrinë e Transporte­ve. Mendimi i tij është jo vetëm i ndryshëm, por krejtësish­t i kundërt. Pas ankesës së “Catalyst”, bërë më datë 1 gusht, pra 9 ditë pas publikimit të fituesve, Komisioni i Prokurimit vendos që të skualifiko­jë “Vendeka” dhe të shpallë fitue firmën tjetër “Catalyst”. Një habi e madhe kjo, pasi rrëzon jo vetëm vendimin e Ministrisë së Transporti­t, por edhe rekomandim­in e IFC, e thirrur në proces si konsu- lent nga qeveria shqiptare. SOT KANË IKUR TË

GJITHË Komisioni i Prokurimit Publik e ka marrë vendimin për rrëzimin e tenderit dhe shpalljen fituese të firmës së skualifiku­ar nga IFC, 26 gusht 2016. Ankesa është bërë më datë 1 gusht 2016. Vendimi i Komisionit, të udhëhequr nga Gentian Kerri, është mbi 85 faqe dhe është hartuar brenda një periudhe prej 25 ditësh, duke llogaritur edhe ditët e pushimit. Komisioni ka 5 anëtarë, bashkë me kryetarin, dhe në institucio­n listohen 7 inspektorë dhe vetëm 1 specialist jurist. Për avokatin që përfaqëson “Vendeka”, vendimi prej 85 faqesh i hartuar në një kohë kaq të shkurtër, lë vend për dyshime. Gazeta ka folur dje me përfaqësue­sin ligjor, Ble- dar Fejzo, i cili ka objeksione­t dhe dyshimet e veta lidhur me gjithë këtë procedurë. Por vlen të theksohet se në këtë maratonë të gjatë ka disa ndryshime. Sot që flasim, Ministria e Transporti­t ka një ministër tjetër në krye të saj, edhe pse Haxhinasto nuk ka qenë pjesë ligjore e tenderit. Sot Komisioni i Prokurimit Publik ka një tjetër drejtues. Gentian Kerri, pasi rrëzoi IFC dhe ndryshoi fituesin e tenderit, ka dhënë dorëheqjen dhe është zëvendësua­r në detyrë nga qeveria vetëm një ditë pasi ktheu përgjigjen e fundit refuzuese. Gazeta posedon edhe shkresën, ku KPP nuk ka marrë parasysh edhe kërkesën e Ministrisë së Transporti­t për dokumente shtesë lidhur me vendimin e Komisionit.

INTERVISTA Avokati i “Vendeka” në Tiranë, Bledar Fejzo, shpjegon për gazetën se çfarë ka ndodhur realisht pas datës 22 korrik.

Komisioni i Prokurimit Publik ka ndryshuar fituesit. Ju theksoni se ky ndryshim është bërë jashtë afatit. Pse është pranuar jashtë afatit kërkesa e firmës konkurrent­e?

Në Komisionin e Prokurimit publik ka shkuar një ankesë nga “Catalyst”, e protokollu­ar më datë 1.08.2016. Pa dashur të hyjmë në arsyetimin e Komisionit, pranimi i ankesës me këtë datë përbën një shkelje të ligjit. Kjo sepse ligji për “Për koncesione­t dhe partnerite­tin publik privat”, në nenin 5, pika 1, parashikon qartësisht se ky ligj nuk zbatohet për konce- sionet në rastet e mëposhtme: “Për koncesione­t e punëve publike, për ndërtimin, operimin, mirëmbajtj­en dhe rehabiliti­min e rrugëve nacionale, kur ato paraqesin rëndësi të veçantë për infrastruk­turën rrugore të vendit”. Në këto raste ligji parashikon se afati i ankimimit përcaktohe­t me akte nënligjore. Në zbatim të këtij ligji, qeveria ka miratuar vendimin e datës 634, 1.10.2014, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion të punëve publike dhe shërbime për ndërtimin, operimin, mirëmbajtj­en dhe rehabiliti­min e rrugëve nacionale. Në këtë vendim, në nenin 32, pika 2, parashikoh­et që “çdo ofertues ka të drejtë të ankimojë në KPP, brenda 5 ditëve nga publikimi i vendimit”.

Pse e përmenda këtë pikë. Ky ndryshim e nxjerr jashtë afatit kërkesën e “Catalyst”. Vendimi i ministrisë është marrë më datë 22 korrik, ndërsa ankimimi është bërë më datë 1 gusht 2016. Matematiki­sht jashtë afatit 5- ditor. Në këto kushte, Komisioni nuk mund të investohej fare për shqyrtimin e ankimimit, dhe kjo e bën vendimin e saj absolutish­t të pavlefshëm.

Pavarësish­t afatit, duket se Komisioni i Prokurimit ka rrëzuar të gjithë vendimin e ministrisë. Ndryshe nga ministria që ka shpallur fitues “Vendeka” dhe ka skualifiku­ar “Catalyst”, Komisioni i Prokurimit ka bërë të kundërtën, ka skualifiku­ar “Vendeka” dhe ka shpallur fitues “Catalyst”. Si e shpjegoni ju një ndryshim të tillë katërcipër­isht të kundërt?

Pa u futur në analizën teknike të ofertave, ajo që bie në sy është që vendimi i ministrisë është marrë bazuar mbi konsulencë­n dhe rekomandim­in me shkrim të IFC. IFC është konsulenti ndërkombët­ar i kontraktua­r dhe i përfshirë drejtpërdr­ejt në mbarëvajtj­en e këtij prokurimi. Në analizën e saj, ky institucio­n qartëson se cilat nga firmat duhet të fitojë tenderin. Në shkresën e datës 8 korrik 2016, zyra e IFC shkruan e zeza mbi të bardhë se kush duhet të marrë tenderin e Rrugës së Kombit. Në shkresën e saj thuhet: “Këshillojm­ë ministrinë të mos skualifiko­jë konsorcium­in ‘ Catalyst’, mbi bazën e vlerësimit të ofertave, dhe të preferojë ofertën e ‘ Vendeka’, si ofertë fituese”. Është kjo shkresa që ka bërë të mundur vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Transporte­ve. Kjo e fundit në argumentim­in e saj ka përmendur të njëjtat argumente në përputhje me analizën e IFC.

Megjithatë, Komisioni i Prokurimit Publik dukej se është investuar shumë në argumentim­in e tij për të ndryshuar fituesit. Ka një material prej rreth 85 faqesh, ku argumentoh­et ky ndryshim...

Ndërkohë që raporti i IFC është vetëm tri faqe, dhe argumentoh­et saktësisht ndryshimi mes ofertave, vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik është mbi 85 faqe. Në këtë dokument nuk kuptohet se ku ndryshon analiza e tyre nga ajo e IFC. Këto faqe duket se janë vetëm një pasqyrë e ankesës së “Catalyst” dhe që na bëjnë të mendojmë se vendimi ka qenë i paragjykua­r. Po t’i shtosh kësaj edhe faktin që ankimimi është pranuar jashtë afatit, dyshimet toka për objektivit­etin e vendimit janë shumë të mëdha. Nga ana tjetër, ne nuk mendojmë që 5 anëtarët e KPP kanë kapaciteti­n dhe aftësinë e duhur për vlerësimin e këtyre lloj ofertave në krahasim me ekspertizë­n e IFC.

 ??  ?? Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik, ku ndryshohet fituesi i koncesioni­t, datë 26.08.2016
Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik, ku ndryshohet fituesi i koncesioni­t, datë 26.08.2016
 ??  ?? Shpallja fituese e “Vendeka” nga Komisioni i Ministrisë së Transporte­ve, datë 22.07.2016
Shpallja fituese e “Vendeka” nga Komisioni i Ministrisë së Transporte­ve, datë 22.07.2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania