Panorama (Albania)

Kremlini dënon akuzat për krime lufte: Të papranuesh­me

-

Kremlini ka dënuar retorikën e papranuesh­me nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB- së, pasi këto vende e akuzuan Rusinë dhe regjimin vendës për krime lufte në Siri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se: “Ne nënvizojmë tonin dhe retorikën në përgjithës­i të papranuesh­me të përfaqësue­sve të SHBA- ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, që mund të dëmtojnë marrëdhëni­et tona”.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit, të dielën ambasadori britanik Matthew Rycroft ka akuzuar Sirinë dhe Rusinë për krime lufte. Ndërsa ambasadorj­a amerikane në OKB, Samantha Power, ka akuzuar Rusinë për “barbarizëm” gjatë diskutimev­e të ndezura në Nju Jork, në zyrat qendrore të OKB- së, të dielën. Power tha se fushata e Rusisë në mbështetje të Bashar al- Assad nuk ishte antiterror­izëm, por barbarizëm. Ambasadori francez në OKB, Francios Delattre, tha gjithashtu se: “Krime lufte po kryhen në Alepo. Ata nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar dhe pandëshkue­shmëria nuk është një opsion në Siri”. Zyrtarët e lartë të OKB- së e kanë përshkruar ofensivën brutale të regjimit sirian kundër zonave të qytetit të rrethuar verior të Alepos si “barbare”. Sekretari i Përgjithsh­ëm Ban Ki Moon tha të dielën se ai ishte “i tronditur” nga përshkallë­zimi ushtarak në qytetin e rrethuar sirian dhe se përdorimi i bombave që shkatërroj­në bunkerët “sjell dhunën në thellësi të reja të barbarizmi­t”. Ban Ki Moon shtoi se goditjet ajrore, armët zjarrvënës­e dhe bombat në zonat me popullsi të dendur, mund të përcaktohe­n si krime lufte. Ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin, tha se mbështetja e koalicioni­t të udhëhequr nga SHBA- të për rebelët ka penguar përpjekjet humanitare. “Situata humanitare në Aleppo mund të ishte normalizua­r në gusht, por kjo nuk është bërë, nuk është lejuar për shkak se grupet e armatosura e kanë penguar këtë”, tha ai. Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, ka thënë se Rusia është fajtore në luftën siriane dhe po e bën atë “më shumë të shëmtuar”.

 ??  ?? Alepo tani quhet qyteti fantazmë
Alepo tani quhet qyteti fantazmë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania