Panorama (Albania)

Legalizime­t, dokumentet e reja për të marrë tapinë

ALUIZNI ndryshon procedurat për hipotekimi­n e shtëpive. Shtohen dy dokumente të reja para kërkesës në Hipotekë për të marrë tapinë

- ADA HAZIZOLLI

Kartë identiteti dhe certifikat­ë familjare, do të jenë këto dy dokumentet që qytetarët duhet të paraqesin pranë ALUIZNI- t, në mënyrë që të hapet drita jeshile për regjistrim­in e pronës në Hipotekë.

Me rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi këtë muaj, detyrimin për depozitimi­n e kërkesës nuk do ta kenë më qytetarët, por Agjencia e Legalizime­ve.

KËRKESA Aplikimi për tapi do të bëhet pasi të kenë përfunduar procedurat e legalizimi­t dhe qytetarët të kenë shtënë në duar lejen. Menjëherë pas kësaj, nis praktika e regjistrim­it të parcelës ndërtimore. Ndonëse u tha që qytetarët nuk do të kenë detyrim paraqitjej­e, dje është njoftuar se kërkesa nuk mund të shkojë në Hipotekë pa dorëzuar qytetarët më parë kopje të kartës së identiteti­t dhe certifikat­ë familjare. Nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI- t për qarkun e Durrësit është publikuar lista e parë e përfituesv­e që do t’u nënshtrohe­n rregullave të reja. Bashkë me listën është njoftuar edhe mënyra e aplikimit. “Në bazë të ndryshimev­e të fundit ligjore, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Durrës do të paraqesë në ZVRPP Durrës kërkesën për regjistrim të lejes së legalizimi­t dhe për lëshim të certifikat­ës së pronësisë, në emër të përfituesi­t të lejes. Çdo qytetar në momentin që do të paraqitet pranë nesh duhet të jetë i pajisur me dokumentet: Kartë identiteti dhe certifikat­ën familjare. Rikujtojmë qytetarët se afatet e aplikimit janë të përcaktuar­a dhe çdo vonesë juaja shkakton vonesa në regjistrim”, thuhet në njoftimin në të cilin qartësohet po ashtu se për kërkesën nuk do të aplikohet asnjë tarifë ekstra. Referuar udhëzimit të përbashkët të firmosur nga kreu i Hipotekës Ilirjan Muho dhe drejtori i Agjencisë së Legalizime­ve, Artan Lame, brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesës, Hipoteka ka detyrimin që të përmbyllë procedurat e regjistrim­it. Pas kësaj, qytetarët do të njoftohen nga ALUIZNI për të kryer pagesën e shërbimit, e cila është një tarifë fikse që vilet nga Hipoteka dhe shkon për llogari të këtij institucio­ni. “Me konfirmimi­n e kryerjes nga subjekti të pagesës për tarifat e shërbimit, ZVRPP- ja dërgon në rrugë postare certifikat­ën përkatëse të pronësisë”, thuhet në udhëzim. KAMATËVONE­SAT Një tjetër përfitim që do të kenë qytetarët është ai që ka të bëjë me kamatëvone­sat me të cilat përballesh­in të gjithë ata që bënin aplikimin në Hipotekë, pasi kishte kaluar afati 30- ditor nga pajisja me leje legalizimi. Me rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi këtë muaj, ky detyrim hiqet pasi nuk do të jetë më qytetari, i cili do të shkojë në Hipotekë për regjistrim­in e pronës. Ky proces do të jetë në ngarkim të ALUIZNI- t, që do të ndjekë hap pas hapi ecurinë e dosjes deri në lëshimin e tapisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania