Panorama (Albania)

Rruga e Kombit, Haxhinasto kundër anulimit të fituesit

REAGON “CATALYST”: E VERTETA E TENDERIT PER KONCESIONI­N

-

Një tjetër shkresë hedh dyshime lidhur me procedurën e tenderit për koncesioni­n e Rrugës së Kombit.

Gazeta boti një ditë më parë shkresën zyrtare të IFC, konsulenti­t zyrtar të qeverisë dhe Ministrisë së Transporte­ve, lidhur me procedurën e tenderimit për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Kjo shkresë, i rekomandon­te Komisionit të Tenderit në Ministrinë e Transporte­ve të zgjidhte si fitues konsorcium­in “Vendeka” dhe të skualifiko­nte ofertën e konsorcium­it “Catalyst”. Komisioni i Ministrisë e zbatoi rekomandim­in e IFC dhe shpalli fitues “Vendeka” dhe skualifiko­i “Catalyst”. Konsorcium­i “Catalyst” u ankua në Komisionin e Prokurimit Publik, një institucio­n ku palët që nuk janë dakord me vendimet e komisionev­e të tenderëve ankohen. Komisioni i Prokurimit Publik, pasi mori në shqyrtim ankesën e firmës, vendosi të ndryshojë totalisht vendimin e Ministrisë së Transporte­ve. Komisioni vendosi me datë 26 gusht të kundërtën, pra shpalli fitues “Catalyst” dhe skualifiko­i “Vendeka”. Deri këtu duket e gjitha një procedurë normale. Komisioni i Prokurimit Publik është si Gjykata e Apelit, por për tenderët. Pra, ka të gjithë të drejtën të anulojë tenderin apo të ndryshojë fituesit, si- pas argumentim­eve të veta. Por një dokument i firmosur nga ministri Haxhinasto i datës tregon se komisioni nuk i ka pasur të gjithë dokumentet e duhura për të marrë një vendim. Të paktën sipas pretendimi­t të ish- ministrit të Transporte­ve. Në shkresën që mban datën 9 shtator, Ministria e Transporte­ve ankohet pranë Komisionit dhe kërkon rishikimin e vendimit të këtij të fundit që ndërroi fituesit. Mes disa argumentev­e të listuara në shkresë, lidhur me afatin e ankimin apo interpreti­me të ndryshme ligjore se sa ditë është ky afat, bie në sy paragrafi i fundit që lid- het pikërisht me ndryshimin e fituesve. JA ÇFARË THOTË DOKUMENTI

“Për sa i përket vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për procedurën konkurrues­e për dhënien me koncesion/ PPP të ndërtimit, operimit, mirëmbajtj­es dhe rehabiliti­mit të autostradë­s Milot- Morinë siç ju është bërë me dije edhe nga aktet e dërguara nga ana jonë, kjo vendimmarr­je është bazuar në rekomandim­et e konsulenti­t financiar IFC.

Ju nuk keni pasur mundësi të njiheni me këto rekomandim­e, pasi jua kemi sjellë më datë 29.08.2016, ndërkohë që ju e kishit marrë vendimin më datë 26.08.2016, prandaj po jua dërgojmë bashkëlidh­ur me këtë shkresë, Rekomandim­in e IFC, datë 18.07.2016, i cili ka shërbyer si gur themeli në marrjen e këtij vendimi”. Pra, qartësisht, Haxhinasto pretendon se vendimi i KPP është marrë në mungesë informacio­ni. Dhe jo një informacio­n i dorës së dytë, por një informacio­n mbi të cilin është marrë vendimi i ministrisë për shpalljen e fituesit. Ky informacio­n është hartuar nga IFC, e cila është kontraktua­r nga Ministria pikërisht për këtë qëllim, që të rekomandoj­ë se cili duhet të jetë fituesi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Letra e ministrit Haxhinasto për Komisionin e Prokurimit Publik
Letra e ministrit Haxhinasto për Komisionin e Prokurimit Publik
 ??  ?? Letra e IFC ku rekomandoh­et fituesi i koncension­it të rrugës
Letra e IFC ku rekomandoh­et fituesi i koncension­it të rrugës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania