Panorama (Albania)

Lu paralajmër­on përkeqësim, Basha: Droga e krimi rrezik për stabilitet­in

Ambasadori i SHBA: Do ndihmoj procesin e dekriminal­izimit

-

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu paralajmër­on se konfliktua­liteti politik në Shqipëri do të përkeqësoh­et në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Në një komunikim me të rinj të Universite­tit Europian të Tiranës, Lu kërkoi nga të rinjtë shqiptarë që të jenë ata që të duan ndryshimin në vend dhe jo të zgjedhin rrugën e largimit nga Shqipëria. “Unë takoj gjithmonë njerëz më të vjetër në moshë që më thonë : “Oh këta të rinjtë e sotëm, ata duan vetëm që të largohen nga Shqipëria, nuk duan të investojnë në vendin tonë, nuk besojnë më tek Shqipëria”, dhe përgjigja ime është: “Ne nuk po takojmë të njëjtët njerëz”, sepse të rinjtë që takoj unë, ata janë shpresa për të ardhmen, kanë energjinë dhe entuziazmi­n e duhur për ta bërë këtë një vend më të mirë. Jam i sigurt qe ju jeni tepër të paduruar si fëmijët e mi, doni që gjithçka të ndryshojë nesër, por ajo çfarë ju duhet të dëshironi është që ky vend të jetë si çdo vend tjetër në Bashkimin Europian nesër, pse duhet të prisni ju. Pse i është dashur gjeneratës përpara jush të vuante prej dekadash nga reformat e avashta dhe ndryshimet graduale, ju duhet t’i ndryshoni kërkesat tashmë. Në Shtetet e Bashkuara ne ndodhemi në një periudhë tepër të ngarkuar politke, me gjëra të thëna plot inat nga politikanë­t për njëri tjetrin, ju e keni çdo ditë këtë periudhë, nuk mbaron kurrë. Besoj se do të ketë një përkeqësim, duke qenë se kemi zgjedhjet në Qershor. Edhe në këtë periudhë politike unë shoh goxha shpresë, jam tepër optimist për atë që do të ndodhë në një periudhë të shkurtër në Shqipëri”, deklaroi Lu. REFORMA

Si një nga diplomatët që punoi më shumë për arritjen e një konsensusi mes palëve, ambasadori i SHBA, Donald Lu, u shpreh pozitiv për efektet që do të shoqërojnë reformën në drejtësi. Sipas ambasadori­t të SHBA, vënia në zbatim e reformës do të sjell në vend investime të reja dhe bashkë me to edhe vende të reja pune. “Reforma tradiciona­le është e pashmang- shme, do të ndodhi shumë shpejt dhe do të sjelli me vete, investime të reja, të cilat do të krijojnë vende të reja pune dhe mundësi për të gjithë të rinjtë që do të diplomohen në vitet në vazhdim”, sqaroi Lu. Ambasadori amerikan premtoi mbështetje edhe për zbatimin e plotë të ligjit të dekriminal­izimit në proceset e ardhshme zgjedhore. Sipas diplomatit amerikan kjo është koha e duhur për të qenë i ri shqiptar dhe për tu bërë pjesë e këtij ndryshimi të madh. “Do ta ndihmoj procesin e dekriminal­izimit që është një rrugë kaq e gjatë, të cilën Sh- qipëria po e përshkon. Ironikisht në të njëjtën kohë ju bëheni futbollist­ë më të mirë, duke dalë aq mirë në Kampionati­n Europian. E kam thënë dhe vazhdoj ta them se është koha e duhur për të qenë një shqiptar dhe një i ri shqiptar”, sqaroi ambasadori i SHBA.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori amerikan, Donald Lu, dje në UET
Ambasadori amerikan, Donald Lu, dje në UET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania