Panorama (Albania)

Rrëfimi i Ekrem Bardhës: Si hyri vëllai im tri herë diversant në Shqipëri

“Nuk ishte zotësia e Sigurimit të Shtetit, por tradhtia e Kim Filbit që bashkëpuno­nte edhe me KGB- në ruse”

- Irakli Koçollari

Veprimtari i diasporës në SHBA Ekrem Bardha, i përgjigjet studiuesit Irakli Koçollari në lidhje me rolin e Sigurimit të Shtetit kundër grupeve diversante që desantonin në Shqipëri gjatë viteve të pushtetit komunist.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku Bardha tregon se diversantë­t nuk kanë kryer krime në popullatë.

Ish- shefi i SHIK dhe një studiues me titull profesor doktor si Irakli Koçollari ka deklaruar në këtë studio se nuk ishte spiunimi i Kim Filbit që shkatërroi bandat diversante, por aftësia e shërbimit shqiptar. Cili është mendimi juaj?

Unë nuk jam dakord me deklaratën e Koçollarit. Unë kam jetuar në Shqipëri kur diversantë­t hynin këtu. Pjesa më e madhe e diversantë­ve u kapën tradhtisht. Ishte shumë e lehtë për sigurimin shqiptar. Siç e dini, 1 në 4 veta ishte agjent i Sigurimit, i detyruar jo me vullnet. Nga ana tjetër, Kim Filbi ishte spiuni i shekullit që bashkëpuno­nte me KGB ruse dhe me Sigurimin e Shtetit në Shqipëri dhe ku ata hynin disa herë nga Greqia, disa herë me nëndetëse, disa herë me avion. Ata dinin me saktësi se ku do të hynin, p. sh. në Divjakë. Vëllai im i madh, Sami Bardha, hyri 3 herë në Shqipëri. Ai u kap tradhtisht dhe nuk u dënua me gjyq. Në kohën e Ramizit, ne mësuam që ai ishte i ekzekutuar.

Si e vërtetoni ju këtë? A ka dokumentac­ion që Kim Filbi ka dhënë informacio­n për bandat e diversantë­ve? Unë kam lexuar librin “Tradhtia e madhe”, (“The great betrayal”), me autor Nicholas Bethel, por aty nuk ka gjëra konkrete.

Është problem nëse ne vazhdojmë të besojmë dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Ato nuk janë reale, nuk janë të vërteta, ashtu sikur historia jonë që nuk është e vërtetë gjatë 46 viteve. Filbi ishte një agjent që përfundoi në Rusi dhe tradhtoi vendin e tij. Nuk bëhet fjalë për aftësinë e Sigurimit të Shtetit. Ata ishin të paaftë dhe nuk kishin zotësi të shpartallo­nin bandat.

Pse Tony Blair ka thënë që shërbimi sekret ka pësuar 2 dështime, në Irak dhe në Shqipëri?

Kjo ishte tradhtia që Filbi tradhtoi CIA- n dhe vendin e tij. Nga ana tjetër, është absurde të thuash që ata të Sigurimit ishin heronj.

Cilët ishin heronj, Sig-

urimi apo diversantë­t?

Për Sigurimin, edhe ata që kanë nostalgji për atë kohë. Ata janë heronjtë. Për mua janë diversantë­t që donin të rrëzonin komunizmin, Amerika nuk donte të pushtonte Shqipërinë, por vetëm të rrëzonte komunizmin. Nuk trajtohen njëlloj si Jugosllavi­a dhe Greqia që donin të aneksonin një pjesë të Shqipërisë.

Irakli Koçollari deklaroi se CIA vrau 1000 shqiptarë, ushtarakë por edhe civilë...

Nuk është aspak e vërtetë. Nuk janë vrarë 1 mijë. Kur ka ardhur vëllai im e kam pritur duke vënë në rrezik jetën time. Në bisedat që kam bërë me të e kam pyetur nëse kishin ardhur për të vrarë dhe më tha se kishin urdhër të mos preknin asnjë njeri. Nuk është vrarë asnjë civil. Vetëm në kufij mund të jenë vrarë rreth 50 persona, 100, 200, jo më shumë.

Po 300 diversantë të kapur e të vrarë, a është shifër e saktë?

Kjo mund të jetë e saktë. Ai e nënvlerëso­n Kim Filbin. Ai ka qenë arkitekti i bandave të diversantë­ve. Ai ishte kryesori, tradhtari i vendit të tij.

A kishin veti të veçanta specialist­ët e Sigurimit të Shtetit?

Kishin. Ata ishin mjaft të organizuar në bashkëpuni­m me inteligjen­cën ruse dhe kjo i ka përgatitur, por nuk mund t’i bëjmë heronj.

Kur shikoni sot ndonjë rrugë me emrin e ndonjë oficeri të Sigurimit, si ndiheni?

Oficerët që mbaj mend unë, Josif Pashko, nga zona ime, ai nuk dënonte me 1020 vjet burg por dënonte me pushkatim. Apo Nevzat Haznedari, një kriminel që arriti të bëhej dhe zëvendësmi­nistër. Ai bënte tortura çnjerëzore. Ai dënonte vetëm me vdekje.

Zoti Koçollari përmendi që kishte bashkëpuni­m edhe me shërbimin grek. A kishte nga këto banda që bashkëvepr­uan me grekët në dëm të vendit?

Kjo është shumë domethënës­e për mua, në vitet 1967-’ 68, kolonelët grekë kishin qëllim të merrnin një pjesë në Gjirokastë­r. Kam një dokument që thuhet se në asnjë mënyrë nuk do të lejohen kërkesat e grekëve. Diversantë­t të stërvitur nga anglezët dhe amerikanët nuk kishin qëllim të hynin në Shqipëri dhe të okuponin vendin, por të rrëzonin regjimin. Jugosllavë­t dhe grekët donin të aneksonin pjesë të Shqipërisë. Për fat të keq, një pjesë e grupeve punonin për inteligjen­cën jugosllave dhe greke. Numri ishte i vogël. Unë vetë i kam njohur dhe i kam cilësuar tradhtarë. Më kanë thënë se urrenin komunizmin, por kjo është tjetër gjë, ata tradhtonin edhe atdheun.

Për çfarë e bënin, a merr-

nin para? Po, sigurisht që merrnin para. Sa mund të kenë qenë të tillë?

Nuk e di saktësisht, por unë vetë kam njohur mbi 15 të tillë për Greqinë, sepse për pjesën jugosllave nuk kam shumë informacio­n. Ata kishin detyrë të jepnin informata për Asfalinë greke dhe t’i shërbenin asaj që në fakt e kanë bërë këtë. Asfalia dhe shteti kërkonte aneksimin e disa zonave në Jug të Shqipërisë dhe fatkeqësis­ht një pjesë, ndonëse e vogël, i kanë shërbyer asaj. Por është tjetër gjë që të ishte kundër komunizmit dhe kundër regjimit të Hoxhës dhe tjetër gjë të ishe kundër atdheut tënd. Unë kurrë nuk pranova personalis­ht ta punoja kundër atdheut dhe vendit tim. Pas arratisjes sime në Greqi, edhe mua ma ofruan këtë gjë, por kundërshto­va në mënyrë kategorike. Mbaj mend që ime më, më tha: Nëse ti do t’i shërbesh Asfalisë greke, nuk je më im bir. Mjafton këto pasazhe për të kuptuar se sa të qartë ishim ne si familje për atë që kërkonim të bëni. Fatkeqësis­ht kishte nga ata që e ngatërruan këtë çështje dhe punuan kundër kombit shqiptar.

Zoti Bardha, si është e vërteta e bandës së Xhevdet Mustafës?

Mos ma zini në gojë Xhevdet Mustafën. Ai ishte një rrugaç ordiner dhe nuk ka lidhje fare as me antikomuni­zmin, as me CIA- n amerikane dhe as me gjë tjetër.

Si nuk ka lidhje me CIAn? Zyrtarisht është thënë se ai erdhi në Shqipëri për të vrarë Enver Hoxhën?

Ai të vriste Enver Hoxhën? Pallavra! Xhevdet Mustafa ishte një ordiner që nuk e konceptoj dot se si iu bë aq jehonë, por këtë e bëri Sigurimi i Shtetit. Xhevdet Mustafa ishte një hiç dhe kaq. Ai erdhi me kokën e vet në Shqipëri dhe nuk kishte asnjë plan e asnjë objekt...

Por ai vrau 5 veta?

Unë e thashë më lart, ai ishte turp për diasporën, ndërsa ju na e bëtë sikur çfarë të ishte. Në SHBA njihej si rrugaç dhe kaq. Unë e kam njohur si çdo shqiptar tjetër atje që e njihte si unë.

Si vepronte diaspora për të rrëzuar komunizmin?

Kur e pamë që SHBA kishte në plan të parë luftën në Kore, kuptuam që Shqipëria nuk kishte më interes për ata. Për në plan të parë doli çështja e Kosovës, por unë mbaj mend një moment kur kryeminist­ri Mehmet Shehu erdhi në OKB dhe mbajti atë fjalimin e famshëm. Sapo ai u fut në pallatin e OKB- së në Nju Jork u organizuam nja 300 shqiptarë dhe mbajtëm pankarta në duar, në të cilat shkruhej: Poshtë Komunizmi! Poshtë Enver Hoxha! Poshtë Mehmet Shehu! etj. Ishim të lumtur që arritëm të bënim protestën e parë publike kundër komunizmit, por kjo u venit shumë shpejt. Pak metra më tutje shikojmë një grup protestues­ish grekë që po protestoni­n edhe ata kundër Mehmet Shehut me pankarta në të cilat shkruhej: Jugu i Shqipërisë i takon Greqisë! Rroftë Vorio Epiri! etj. Atëherë, në këtë moment, ne i flakëm pankartat tonë kundër komunizmit dhe u sulëm të rrihnim grekët që kërkonin Jugun e Shqipërisë. Bëmë një përleshje të madhe ku i rrahëm ata dhe i përzumë nga protesta. Pra, akuza e kombit fitoi ndaj kauzës kundër komunizmit. Ishim të bindur që më mirë një Shqipëri komuniste, sesa një Shqipëri e copëtuar.

A ishte diaspora e bashkuar?

Jo. Madje, Sigurimi i Shtetit kishte edhe atje agjentët e vet në SHBA. Shumë shqiptaro- amerikanë spiunonin dhe ishin vegla të Sigurimit Shqiptar. Kjo ishte një gjë shumë e rëndë për diasporën. Ata merrnin si shpërblim ndonjë vizitë që bënin në Shqipëri.

Oficerët që mbaj mend unë, Josif Pashko, nga zona ime, ai nuk dënonte me 10- 20 vjet burg por dënonte me pushkatim. Apo Nevzat Haznedari, një kriminel që arriti të bëhej dhe zëvendësmi­nistër. Ai bënte tortura çnjerëzore. Ai dënonte vetëm me vdekje.

 ??  ??
 ??  ?? Ekrem Bardha gjatë emisionit “Debati në Channel One”
Ekrem Bardha gjatë emisionit “Debati në Channel One”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania