Panorama (Albania)

E qëllojnë për ta grabitur, maskat vrasin në rrugë 26- vjeçarin

Ajet Qokthi udhëtonte në Torovicë për të mbledhur qumësht

-

Pa mbushur ende dy vjet i punësuar në baxhon e qumështit, ekzekutohe­t i riu shkodran.

Ajet Qokthi, 26 vjeç, u qëllua për vdekje mëngjesin e djeshëm në Torovicë të Lezhës, pasi po udhëtonte në kamionçinë­n që grumbullon­te qumështin për një firmë në Shkodër. Ngjarja e rëndë është regjistrua­r rreth orës 5: 00 të mëngjesit në aksin e vjetër rrugor, në kufirin ndarës mes Lezhës dhe Shkodrës. Ajet Qokthi po lëvizte si pasagjer në një kamionçinë, së bashku me kushëririn e tij, Agron Qokthi. Papritur, ende pa hyrë në Torovicë, ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifi­kuar. Autorët, të cilët mendohet se kanë qenë të paktën dy veta, i kanë zënë pritë automjetit në një kthesë, në zonë të pabanuar. Sapo kamionçina u afrua pranë Malit të Jushit, autorët qëlluan me breshëri automatiku. Mësohet se mjeti është qëlluar në lëvizje në krahun e djathtë të rrugës, duke bërë që të plagoset rëndë 26vjeçari. Ndërkohë, kushëriri i tij, i cili ishte në timon, i ka dhënë gaz më shumë automjetit, duke ndaluar vetëm në një distancë të konsiderue­shme. Aty ai ka kërkuar ndihmë për kushëririn 26- vjeçar, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të shtënave. Sipas të dhënave, trupi i viktimës është përshkuar nga dy plumba të cilët i kanë marrë jetën. Nga të shtënat, drejtuesi i mjetit nuk është lënduar. Agron Qokthi njoftoi policinë dhe banorë të zonës për atë që i kishte ndodhur, duke kërkuar ndihmë prej tyre. Por, për jetën e 26- vjeçarit nuk mund të bëhej asgjë, pasi plumbat i kishin shkaktuar plagë vdekjeprur­ëse. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa mundur që të identifiko­jnë autorët e këtij krimi, të ndodhur vetëm 500 metra larg banesës së David Qosajt, autorit të vrasjes së efektivit të FNSH- së, Ardian Kodra. Dyshimet e para të Policisë së Lezhës bëjnë fjalë për një grabitje të mundshme, të mbetur në tentativë. Kjo pistë është ngritur për faktin se dhe tri vite më parë, i njëjti shofer ishte grabitur me armë, duke iu marrë paratë me të cilat do të blinte qumështin e banorëve të zonës së Torovicës. Megjithatë, hetuesit nuk kanë përjashtua­r as pistën tjetër, atë të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur viktima, qoftë në vendin ku jetonte apo dhe në Lezhë, ku vinte për punë. 26- vjeçari i cili mbeti i vrarë, së bashku me kushëririn e tij, Agron Qokthi, udhëtonin çdo ditë nga fshati Trush i Shkodrës për në zonën e Torovicës, duke mbledhur qumështin nga bagëtitë e kësaj zone, për një baxho në qytetin e Shkodrës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili është dëshmitar i vetëm i ngjarjes. I tronditur nga ajo çfarë ka parë, Agron Qokthi mësohet të ketë thënë para grupit heti- mor se ka parë dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit ku ata udhëtonin. Po sipas të dhënave, Qokthi ka rrëfyer para oficerëve të policisë se ai dhe kushëriri i tij nuk kanë pasur konflikte dhe gjithçka ai ia referon ndonjë grabitjeje të mundshme.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Ajet Qokthi
Viktima Ajet Qokthi
 ??  ?? Policia në vendin ku ndodhi krimi
Policia në vendin ku ndodhi krimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania