Panorama (Albania)

Ura e Zogut, 90 vjet

- NDUE DEDAJ

Kaqenë gjithnjë ura mes lumit dhe Mbretit. Apo herë e njërit e herë e tjetrit? Sepse dhe ura kishte hyrë...

në lupën e ideologjis­ë. Kur nuk thoshim dot Ura e Zogut, ia kishim kthyer Ura e Matit. Por ky nuk do të thoshte asgjë, pasi Mati kishte shumë ura. Por si mund t’ia zinim emrin atij, “Merhumit”(!?), siç e kishte etiketuar propaganda komuniste. A nuk kishim fluturuar me “socializmi­n” treqind vjet përpara regjimit të tij? Ju kujtohet se si të gjitha krahasimet i bënim me vitin 1938, kur sipas agjitpropi­t Shqipëria kishte prekur fundin e rrënimit dhe të varfërisë? Kështu, ura s’kishte si të mos e humbiste emrin e vërtetë, edhe pse kishte pasur një tabelë të bronztë, që ishte vendosur mbi traun e sipërm prej betonarmej­e në hyrje të saj, me mbishkrimi­n “Ura e Zogu. Ndërtue në vjetet 1926- 1927 në kujdesin e Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë, Shkelqësis­ë së Tij, Ahmet Zogu…”, e publikuar në rrjetet sociale në shtator 2015 nga Artan Lame, me shënimin përkatës. Në pllakë është gdhendur dhe emri i ministrit të Punëve Botore, Musa Juka, një nga qeveritarë­t më të zëshëm të kohës. Ajo që bie në sy është se emërtimi është stilizuar mes dy shqiponjav­e, teksa sot zor se vihet ndokund në ndërtimet e reja stema e republikës, madje ka raste që kompanitë e huaja investuese qëllon që valëvitin flamurin e vendit të tyre, duke “e harruar” flamurin shqiptar. Kohët e fundit, nga studiuesi Kastriot Marku është publikuar për herë të parë dhe një foto dokument nga inaugurimi i Urës së Zogut në Milot, më 26 maj të vitit 1926; një ndër veprat më të rëndësishm­e inxhinieri­ke të vendit në infrastruk­turën rrugore, në prani të autoritete­ve më të larta qeveritare të kohës, si Koço Kota, Pandeli Evangjeli, Musa Juka, Hoxha etj. Pamja e tyre prej shtetarësh të lartë është impozante si vetë ura. Për rastësi, prej pozicionit gjeografik të përshtatsh­ëm, Ura e Zogut është në një vend “asnjanës”, në pikëprerje­n e kufijve të katër trevave / rretheve: Kurbinit, Lezhës, Mirditës dhe Matit. Si një gjyshe e urtë, sot ajo është një dëshmitare 90- vjeçare e kalimtarëv­e, makinave, por dhe e regjimeve politike.

Ura e Zogut është nga veprat e para moderne të shekullit XX, të cilën e bën të veçantë gjatësia dhe sidomos struktura e saj arkitektur­ore, stili i harqeve, që i japin asaj vlerë monumental­e e muzeore. U quajt “Ura e Zogut”, ngaqë vetë Mbreti ishte ideatori i ndërtimit të saj. Për shumë vite ajo ishte kryeporta për të hyrë në Shqipërinë e epërme, në tre kahe, nga Lezha për në Shkodër e deri në Han të Hotit, nga Mirdita për në Pukë, Tropojë, Kukës e Prizren dhe nga Mati për në Bulqizë e Peshkopi. Ura është projektuar nga inxhinieri italian, Martini, dhe pothuajse e gjithë baza materiale është sjellë nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga inxhinieri shqiptar mjaft i njohur, Gjovalin Gjadri, që ka projektuar dhe rrugën automobili­stike Milot - Burrel, që asokohe kalonte nëpër Rubik - Rrëshen – Urakë etj.

Aty nga vitet 2000, Ura e Zogut qe rikonstruk­tuar nën kujdesin e Institutit të Monumentev­e të Kulturës dhe kufizuar vetëm për autovetura­t dhe këmbësorët. Por, në vend që ura- monument të ishte mjaft e frekuentua­r, ajo është sakatuar nga Rruga e Kombit, duke iu prerë një pjesë e shtatit. Ky është copëtimi i dytë i saj, pas bombardimi­t dhe rënies së njërit nga gjashtë harqeve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse ashtu, e paralizuar, ajo i është dorëzuar këngës. Këngëtarë nga Tirana dhe Prishtina vijnë e xhirojnë aty klipet e tyre. Nën harqet e saj, nën muzikën e ujit dhe zogjve. Megjithatë, Ura e Zogut, më e njohura në Shqipëri, është jashtë funksionit. Edhe pse mes katër rrugëve, si i thonë, ajo nuk i shërben më askujt, askush nuk ndalon më aty, kur duhet të ishte një stacion i historisë sonë moderne. Në mënyrë të veçantë për turistët do të ishte një emblemë dhe “cicerone” e denjë e kohës së Mbretërisë shqiptare dhe më pas.

Por ne kështu e kemi për zakon t’i humbasim monumentet, i lëmë njëherë të groposen e rrënohen, pastaj vijnë njerëzit e arkeologji­së dhe monumentev­e për t’i “ringjallë”. A nuk e kemi restauruar vetëm para pak vitesh Urën e Tabakëve në zemër të Tiranës? Ndërkohë që Rruga e Arbrit ka dëmtuar Urën e vjetër të Tujanit! Një urë monumental­e është dhe ajo e Gomsiqes, mes Vaut të Dejës dhe Pukës, afro 80- vjeçare, por kush është ndaluar aty për ta parë nga afër se mos ka nevojë për ndonjë ndërhyrje përforcues­e etj. Është shkruar dhe poemë dikur për Urën e Bushtricës, tani ngjet më se e zakonshme, dhe pse në vazhdën e Egnatias së famshme perandorak­e, urat e së cilës janë shuar, duke lënë vetëm pak kalldrëm të vjetër në myshqe e ferra. Për të mos shkuar deri tek Ura e Tarazhit në Mirditë, rreth një kilometër e gjatë, e cila është ura e vetme hekurudhor­e e papërfundu­ar në Shqipëri, që diku e kemi krahasuar me një nuse të atyre anëve që pati vdekur në udhë, ditën e dasmës së saj.

Megjithatë, Ura e Zogut, më e njohura në Shqipëri, është jashtë funksionit. Edhe pse mes katër rrugëve, si i thonë, ajo nuk i shërben më askujt, askush nuk ndalon më aty, kur duhet të ishte një stacion i historisë sonë moderne. Në mënyrë të veçantë për turistët do të ishte një emblemë dhe “cicerone” e denjë e kohës së Mbretërisë shqiptare dhe më pas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania