Panorama (Albania)

Mesazhi i Ekonomit: Akses për të gjithë në turizëm

- TIRANE

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, në kuadër të 27 shtatorit, Ditës Botërore të Turizmit, zhvilluan një aktivitet pranë Kalasë së Tiranës.

Në fokus ishin fëmijët. Nëpërmjet një foto ekspozite ata u njohën me atë çfarë ofron natyra shqiptare.

Ministrja Ekonomi në fjalën e saj u shpreh se “Dita Botërore e Turizmit dhe mesazhi i kësaj dite është akses për të gjithë në turizëm”.

Por përse ishin zgjedhur fëmijët për këtë event?

Ministrja Ekonomi tha: “Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi fizike për të shijuar bukuritë, qoftë këto bukuritë natyrore, ato të trashëgimi­së të kulturore, përfshi ato që jep një sport i veçantë dhe të tjera që lidhen me natyrën që të ofron e gjithë Shqipëria, ne menduam se ky është një mesazh i mirë për t’i dhënë një atraksion të vogël për ta parë Shqipërinë nga këto foto dhe një teatri lëvizës për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë mundësi të shkojnë dhe të shijojnë diçka të natyrës dhe të jenë pranë një atraksioni turistik.

Ministrja Ekonomi u shpreh se “Dita Ndërkombët­are e Turizmit është një ngjarje e rëndësishm­e dhe prandaj menduam ta ndajmë në këtë formë.

Sot,- theksoi Ministrja Ekonomi,- kemi zhvilluar edhe disa aktivitete të tjera që lidhen me promovimin e mëtejshëm të Shqipërisë turistike në botë duke komunikuar edhe me të tjerë anëtarë të forumeve ndërkombët­are për këtë ngjarje dhe gjithashtu ministria vetë synon që ta vazhdojë Ditën Ndërkombët­are të Turizmit, duke promovuar disa zona të tjera turistike në të gjithë Shqipërinë deri në fund të kësaj jave që jemi. Jemi në diskutim,- tha Ministrja Ekonomi,- edhe me Ministrinë e Arsimit për të përdorur atë që njihet si gëzimi natyrës nga ana e grupmoshav­e parashkoll­ore dhe shkollimit të hershëm duke përdorur produktet turistike që janë ndërtuar deri më tani. Ne kemi vizuar shtigjet e Malit të Dajtit dhe duam të rikthejmë te fëmijët të shijojnë natyrën jo vetëm në Dajt. Kemi plot zona në Theth, në Tropojë, në Pukë në Malësi të Madhe dhe Malësinë e Jugut dhe për të gjitha këto po përpiqemi të krijojmë mundësi që të jenë të prekshme dhe të frekuen- tuara për fëmijë”. tha Ministrja Ekonomi. TURIZMI PËR TË GJITHË

Që nga krijimi i saj, Dita Ndërkombët­are e Turizmit është zhvilluar më 27 shtator të çdo viti për të sensibiliz­uar bashkësinë ndërkombët­are për rëndësinë e turizmit, si edhe për nxjerrë në pah rëndësinë e tij nga pikëpamja shoqërore, kulturore, politike apo ekonomike. Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, 27 shtatori është shpallur zyrtarisht dita e turizmit, me qëllim që t’i vihet theksi mënyrës se si mund të kontribuoj­ë ai për realizimin e objektivav­e për zhvillimin e qëndrueshë­m dhe për t’u dhënë zgjidhje sfidave më urgjente.

Dita Botërore e Turizmit 2016 zhvillohet zyrtarisht siv- jet në Bangkok, Tailandë, por aktivitete të shumëllojs­hme për turizmin për të gjithë zhvillohen në të gjithë botën dhe natyrisht edhe Shqipëria nuk bën përjashtim, kur dihet që turizmi ka një rëndësi gjithnjë e më të madhe në ekonominë e vendit. AKSESI PËR TË GJITHË

Të sigurohet turizmi i aksesueshë­m për të gjithë do të thotë të krijohen kushtet e përshtatsh­me për t’iu përgjigjur nevojave të gjithëve. Një aftësi e kufizuar, qoftë edhe e përkohshme, udhëtimi me fëmijë në moshë të vogël apo plakja e popullsisë janë disa arsye që bëjnë që në një moment të jetës sonë, të gjithë ne të përfitojmë nga aksesi për të gjithë në sektorin e turizmit.

Prandaj, ne duhet të mbrojmë të drejtën e të gjithë qytetarëve për të përfituar nga larmia e pabesueshm­e e natyrës, kulturës, historisë së vendit tonë. TRENDI I TURIZMIT Sipas Organizatë­s Botërore të Turizmit, në vitin 2015 numri i turistëve në botë arriti në 1 miliard e 184 milionë, ndërsa parashikoh­et që në vitin 2030 numri i turistë të kalojë shifrën 2 miliardë, por natyrisht që ky numër do të jetë edhe më i madh, nëse i shtohen shifrat e turistëve vendës.

Kjo rritje e madhe e turizmit është shoqëruar me një ndërgjegjë­sim gjithnjë e më të madh për ndikimin pozitiv të turizmit në shumë fusha të jetës. Pa harruar disa nga ndikimet apo efektet negative të turizmit, duhet theksuar se turizmi ndikon në nxitjen e vlerave njerëzore, pasi ai krijon mundësitë për të pushuar, për të krijuar njohje reciproke midis popujve dhe kulturave. Ai është një mjet i rëndësishë­m për zhvillimin ekonomik, ndihmon për paqen dhe dialogun, krijon kushte dhe mundësi për edukimin dhe zhvillimin individual, për kontaktin me natyrën dhe zhvillimin shpirtëror, për të përmendur vetëm disa nga karakteris­tikat e tij pozitive. KONCEPTI I TURIZMIT

PËR TË GJITHË Pikërisht kjo është arsyeja pse inkurajohe­t “turizmi për të gjithë” në nivel ndërkombët­ar. Turizmi për të gjithë përbëhet nga “turizmi i aksesueshë­m”, “turizmi i qëndrueshë­m”, “turizmi social”.

Me “turizmin e aksesueshë­m” nënkuptohe­t përpjekja për të garantuar që destinacio­net dhe shërbimet turistike të jenë të aksesueshm­e për të gjithë, pavarësish­t nga profili kulturor, kufizimet e përhershme apo e përkohshme ( fizike, mendore apo shqisore), apo nga nevojat e veçanta, si, për shembull, ato të fëmijëve dhe të moshuarve.

Koncepti i “turizmit të qëndrueshë­m” është përpjekja për të arritur që ky aktivitet njerëzor të respektojë sa më shumë larminë kulturore dhe mjedisore të vendit pritës, duke pasur parasysh pasojat e turizmit në të tashmen dhe të ardhmen.

Nëpërmjet “turizmit social” synohet që të mos përjashtoh­en nga turizmi ata që i përkasin një kulture të ndryshme, që kanë më pak burime ekonomike apo që jetojnë në zona më të pafavorizu­ara. Në këtë grup bëjnë pjesë të rinjtë, familjet me shumë fëmijë, personat me kufizime fizike dhe personat e moshuar, siç thuhet në Kodin botëror të etikës së turizmit.

Prandaj duhet të promovohet një “turizëm për të gjithë”, i cili duhet të jetë etik dhe i qëndrueshë­m, ku të garantohet një akses real fizik, ekonomik dhe social, duke shmangur çfarëdo lloj diskrimini­mi.

Një objektiv i tillë mund të arrihet vetëm nëpërmjet përfshirje­s së të gjithëve: politikanë­ve, biznesit, konsumator­ëve, si edhe shoqatave që veprojnë në këtë sektor.

KUSHTET PËR AKSESIN E TURIZMIT

PËR TË GJITHË Literatura dhe materialet e tjera promociona­le që përdoren në turizëm duhet të japin të dhëna të qarta për shërbimet dhe mjediset e aksesueshm­e nga persona me aftësi të kufizuara, mundësisht me simbole të thjeshta ndërkombët­are.

Zonat e pritjes turistike duhet të ofrojnë material informues për shërbimet mbështetës­e për turistët me aftësi të kufizuara.

Sistemet e rezervimit duhet të kenë të dhëna të sakta për mjediset dhe shërbimet e aksesueshm­e nga personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të sigurojnë informacio­n të qartë dhe të lehtësojnë procedurat e rezervimit.

Sistemet e rezervimit, si për shembull, uebsajtet e hoteleve apo agjencive, duhet të jenë të aksesueshm­e nga të gjithë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania